Flash

Edvin Prifti: Miratohet në BE “Spike Protect”, produkti që neutralizon proteinën Spike të Covid-it

Lapsi.al 16 July 2026

Kardiokirurgu Edvin Prifti ka njoftuar se produkti i quajtur “Spike Protect” ka marrë miratimin rregullator të Komunitetit Europian dhe se pritet të jetë i disponueshëm në tregun europian brenda javëve të ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prifti bën me dije se “Spike Protect” është një molekulë biologjike, e ideuar prej tij, e cila, sipas tij, synon të neutralizojë efektet e proteinës Spike të prodhuar nga Covid-19, si edhe të asaj që lidhet me vaksinat kundër virusit.

Ai shprehet se për vite me radhë është pyetur nga qytetarët për këtë produkt, por nuk ka preferuar ta rekomandojë pa u përmbyllur procesi i miratimit rregullator.

Sipas Priftit, pas daljes në treg, “Spike Protect” do të jetë i disponueshëm në të gjithë Europën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ai shton se shpreson që produkti të ndihmojë në parandalimin e komplikacioneve të lidhura me Covid-19 dhe, sipas pretendimeve të tij, edhe të komplikacioneve nga vaksinat, si dhe të jetë në ndihmë të personave që vuajnë nga long Covid.

Në fund të postimit, Prifti falënderon kompanitë Zion Pharmaceutical dhe Martinez Nieto S.A. për bashkëpunimin në zhvillimin e produktit, duke theksuar se ka kërkuar që çmimi i tij të jetë sa më i përballueshëm, në mënyrë që të mund të përdoret nga sa më shumë njerëz.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI