Flash

"Rama-Balluku, SPAK YOU!"/ Mesazh gjigant para Kryeministrisë

Lapsi.al 17 July 2026

Një mesazh gjigant i shkruar përballë Kryeministrisë ishte simbolika e protestës së 47 radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Me mbishkrimin "Rama-Balluku, SPAK YOU!", protestuesit i kërkuan Prokurorisë së Posaçme të hetojë zyrtarët më të lartë të qeverisë. Ashtu si çdo mbrëmje, qindra qytetarë u mblodhën fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime. Më pas zhvilluan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e klasës politike.

Gjatë tubimit, aktivistët shprehën mbështetjen për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, por theksuan se presin që hetimet të shtrihen edhe ndaj zyrtarëve më të lartë të shtetit.Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, ku u dëgjuan thirrje si "Rama, jep dorëheqjen!", "Ju erdhi fundi!", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe slogane të tjera kundër qeverisë.

Në mbyllje të tubimit, qytetarët u rikthyen sërish para Kryeministrisë, duke përsëritur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI