Flash

Deklaratat e kryeministrit Rama, prindërit e Martin Canit: Përdor emrin e djalit tonë për qëllime politike

Lapsi.al 17 July 2026

Prindërit e Martin Canit kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me tragjedinë që i mori jetën djalit të tyre. Në një deklaratë publike, familja e akuzon kryeministrin se po përdor emrin e Martinit për qëllime politike dhe propagandistike. Ata shtuan se kryeqeveritari shmang përgjegjësinë e institucioneve që, sipas tyre, dështuan ta mbronin. Rama iu referua tragjedisë së Canit gjatë prezantimit të projektit "Smart City" dhe vendosjes së kamerave në 20 shkolla. 

“Familja Cani shpreh indinjatën e saj të thellë për mënyrën se si Kryeministri Rama vazhdon të përdorë emrin e djalit tonë, Martin Cani, për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin.”

Familja kundërshton gjithashtu pretendimin se mbyllja e TikTok ka rritur sigurinë e fëmijëve. Si shembuj, ajo përmend vrasjet e fundit të dy të miturve në Maliq dhe Durrës, duke theksuar se problemi qëndron te mungesa e sigurisë në shkolla dhe dështimet e institucioneve.

“Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale.”

Prindërit e Martinit kritikojnë edhe projektin për vendosjen e kamerave në shkolla. Sipas tyre, kamerat nuk zëvendësojnë masat konkrete për parandalimin e dhunës, investimet në siguri dhe mbështetjen psikologjike.

“Siguria në shkolla kërkon veprime, jo pajisje teknologjike për propagandë.”

Familja i përgjigjet edhe deklaratës së Ramës se "mendon vazhdimisht për Martinin", duke thënë se nuk ka pasur asnjë mbështetje apo reagim institucional ndaj tyre. Ajo ngre edhe çështjen e mungesës së pajisjes zemër-mushkëri në Spitalin e Traumës.

“Pse nuk është blerë pajisja e zemrës që do ta shpëtonte Martinin? Martini vdiq sepse: Spitali i Traumës nuk kishte kardiokirurg; Spitali i Traumës nuk kishte pajisjen zemër-mushkëri, që riparon zemrën e të plagosurve në zemër.”

Në fund të reagimit, familja i kërkon kryeministrit të kërkojë përfundimin e hetimeve për përgjegjësinë e shkollës "Fan Noli" dhe të sistemit shëndetësor, duke e cilësuar të papranueshme zvarritjen e procesit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI