Flash

Faji për atë që ndodhi në Zvërnec i lihet rojeve të “Major Security”

Sipas zhvilluesit të projektit, veprimet e punonjësve të sigurisë nuk kanë qenë të udhëzuara apo të autorizuara nga ana e tyre

Lapsi.al 31 May 2026

mayor security.PNG

Kompania qw ka rrethuar zonwn e mbrojtur nw Zvërnec ``South Adriatic Development” ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës , ku punonjës të sigurisë private u përfshinë në përplasje fizike me qytetarët.

Në një deklaratë për mediat, kompania ka bërë të ditur se ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies kontraktuale me kompaninë e sigurisë “Major Security”, pas publikimit të pamjeve që tregonin dhunë ndaj protestuesve. Konkretisht, roja Gerald Biba tërhoqi zvarrë brenda rrethimit një prej qytetarëve që ndodheshin aty pranë për të kundërshtuar projektin.

Sipas zhvilluesit të projektit, veprimet e punonjësve të sigurisë nuk kanë qenë të udhëzuara apo të autorizuara nga ana e tyre, duke theksuar se çdo sjellje e tillë është e papranueshme dhe jashtë çdo kuadri ligjor.

Në deklaratë nënvizohet se rojet private kishin detyrën të garantonin sigurinë e zonës zhvillimore private, por ndërhyrja ndaj një qytetari dhe tërheqja e tij me forcë brenda perimetrit të pronës përbën, sipas kompanisë, një akt të dënueshëm si moralisht ashtu edhe ligjërisht.

Për këtë arsye, kompania ka kërkuar që institucionet ligjzbatuese të kryejnë një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm mbi ngjarjen, si dhe të identifikojnë përgjegjësit për incidentin.

Sipas kompanisë, projekti synon të ndërtohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me respekt të plotë për ekosistemin e zonës, duke u paraqitur si një model zhvillimi i harmonizuar me natyrën.

LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI