Flash

Tjetër plagosje me thikë, i mituri godet me armën e ftohtë 40-vjeçarin në Lushnjë

Lapsi.al 30 May 2026

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur dy herë në thikë një 40-vjeçar pas sherrit, motivet e të cilit nuk dihen ende dhe po hetohen nga policia vendore.

40-vjeçari sipas mjekëve në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar 17-vjeçarin e ka sekuestruar dhe mjetin prerës me të cilin kreu krimin.  Të dy personat janë banorë të fshatit Golem në Lushnjë. Policia bëri me dije se ka ngritur grupin hetimor dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të krimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI