Flash

Konflikt për borxhin, plagoset me thikë i riu në Korçë

Lapsi.al 30 May 2026

Një i ri është plagosur me thikë nga një person gjatë një konflikti mbrëmjen e sotme në Korçë.  Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i dëmtuari ka marrë një plagë të lehtë në bark nga thika, ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushte. Ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra, që ka sjell degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës. Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur, ndërsa nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të autorit të identifikuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI