Flash

I kërkuar prej 11 vitesh për trafik droge, arrestohet në Britani 37-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 30 May 2026

Pas 11 vitesh në kërkim ndërkombëtar, një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik droge është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve britanike.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Ekstradimeve në Westminster, i arrestuari është 37-vjeçari Gëzim Çela. Autoritetet shqiptare kanë lëshuar ndaj tij urdhër arrest ndërkombëtar, pasi dyshohet se në tetor të vitit 2015 ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 49 kilogramë kanabis drejt Kosovës.

Çela do të dalë para gjykatës britanike më 4 qershor, ku do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka 40 ditë afat për të dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe garancinë ligjore për të drejtën e rigjykimit, pasi ai është dënuar në mungesë. Gjykata britanike ka vendosur që 37-vjeçari të mbetet në paraburgim deri në përfundim të procedurave, duke vlerësuar se akuzat ndaj tij lidhen me një vepër të rëndë penale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI