Flash

Rama vazhdon feston mbi raportin e IBAR, duke manipuluar mbi çfarë i thotë BE-ja

Lapsi.al 31 May 2026

Edi Rama e paraqet sërish raportin e IBAR-it si një sukses të qeverisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, edhe pse leximi i plotë i dokumentit flet krejt ndryshe nga kryeministri. 

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama tha sot se BE ka konfirmuar përmbushjen e detyrave të Shqipërisë në fushat e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të institucioneve demokratike.

Por në të njëjtin raport, Bashkimi Europian kërkon qartë që Shqipëria të vijojë luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta, dhe të garantojë që drejtësia të punojë e pavarur, pa ndërhyrje politike. Gjithashtu në raport "BE shpreh keqardhje" për përdorimin e parlamentit për mbrojtjen ndaj drejtëissë. 

Kjo është pika që Rama shmang. Sidomos pas debatit për Belinda Ballukun, ku mazhoranca u akuzua se përdori votat në Parlament për të mbrojtur një zyrtare të lartë nga hetimet.

Rama, megjithatë, e lexon raportin si certifikim të suksesit të qeverisë.

“Është një moment jashtëzakonisht kuptimplotë i kësaj rruge drejt anëtarësimit dhe është, në të njëjtën kohë, edhe një certifikim absolut i një pune të palodhur të një kohe të gjatë. Është një moment që sigurisht vjen me shumë satisfaksion, por njëkohësisht vjen edhe me shumë përgjegjësi, pasi ky nuk është thjesht një sukses në rrugën e negociatave dhe kjo nuk është një datë në kalendarin e integrimit, por është një rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit, i reformave tejet të vështira e sfiduese, i konstatimit se institucionet tanimë janë ngritur, por njëkohësisht edhe i domosdoshmërisë për të konsoliduar shtetin ligjor, për të konsoliduar hapësirën e lirive individuale dhe për të konsoliduar atë që është thelbi, përpjekja për barazi përpara ligjit.

Është domethënëse që Bashkimi Europian konfirmon faktin e përmbushjes së suksesshme të të gjitha detyrave të deritanishme, pikërisht në ato fusha që lidhen me drejtësinë, me luftën kundër korrupsionit dhe me funksionimin e institucioneve demokratike, dhe sa një arsye për të qenë krenarë, aq edhe një arsye për të ndjerë të gjithë peshën e përgjegjësisë në këtë fazë të fundit, e cila nuk është më e lehta, por është më e vështira, për të cilën kemi një kalendar të dakordësuar me Komisionin Europian, që të arrijmë me sukses mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Kemi një hapësirë të ndërmjetme në vitin 2028 dhe kemi objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030″, është shprehur Rama.

BE kërkon rezultate konkrete kundër korrupsionit të lartë dhe distancim të qartë të politikës nga drejtësia. Pra, pikërisht në fushat ku qeveria pretendon sukses absolut, Brukseli kërkon ende prova, garanci dhe rezultate.

Në fund, problemi nuk është se Rama flet për progresin. Problemi është se zgjedh të lexojë vetëm pjesën që i intereson dhe të heshtë për kushtet, kritikat dhe shqetësimet që vetë BE ka vendosur në raport. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI