Flash

Policia i turret protestuesve tek Rruga e Dibrës, arrestime dhe kosha në flakë

Lapsi.al 2026-10-19 18:59:00

Policia i turret protestuesve tek Rruga e Dibrës, arrestime dhe kosha

Sulm nga policia në rrugët e Tiranës. Pasi i larguan nga bulevardi forca të shumta policie ndjekin protestuesit nëpër rrugët e Tiranës.

Pamjet që vijnë janë të një terrori policor ndaj të rinjve që protestojnë për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Policia i ndjek pas pas hapi protestuesit në qendër, në rrugën e Durrësit, në rrugën e Dibrës, apo dhe prapa hotel 15 katëshit duke I hedhur gaz lotsjellës dhe ujë dhe plumba gome. Qytetarët vrapojnë për t'i ikur arrestimeve të dhunshme të policisë 

Ndërsa protestuesit në disa raste kanë hedhur fishekzarrje.

Në disa rrugë protestuesit kanë vendosur barrikada në rrugë me koshat e plehrave duke i djegur ato. 

Image

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI