Flash

Dita 20/ Të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit, FNSH në gatishmëri

Lapsi.al 1 November 2026

Dita 20/ Të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit, FNSH

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit.

Të rinj dhe qytetarë janë mbledhur që prej orës 14:30 para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.

Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë. Efektivë të FNSH-së janë pozicionuar pas godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa në gatishmëri ndodhet edhe autoboti i ujit.

Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë, ku do të vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.

 

Ndërkohë kërkesa e panegociueshme vijon të mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI