Flash

Bardhi debat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama : Ke projektuar një shtet privat

Lapsi.al 18 September 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin Edi Rama për ligjin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e akuzuar se ka projektuar një shtet privat. Bardhi i kujtoi Ramës se, në vitin 2016, ai thoshte me mburrje se gjyqtarët dhe prokurorët do t’i kishin pagat më të larta se të tijat, pasi reformën në drejtësi e kishte projektuar si kamzhik kundër opozitës. Por sot, tha Bardhi, kur gjyqtarët dhe prokurorët i kanë trokitur në derë për çështje të mëdha korruptive, kryeministri po hakmerret duke mos u dhënë pagat.
 
DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT:  
Edi Rama e koncepton shtetin si shtet privat. Ti nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse vendimet e saj i trajton sikur të jenë pjesë e humorit tënd. Po nuk të pëlqyen, nuk i zbaton. Në vitin 2016 ishe entuziast që gjyqtarët dhe prokurorët ta kishin pagën sa më të lartë, sepse e projektoje reformën e drejtësisë si kamxhik ndaj opozitës. Por, sapo prokurorët dhe gjyqtarët të trokitën në derë, fillimisht te Belinda dhe, me shumë gjasa, shumë shpejt edhe te ti, the: Prit! Si e bëra unë gabimin t’i trajtoj ata me pagë më të lartë se timen?
Si mund të ndodhë që gjyqtarët dhe prokurorët, të cilëve me bujarinë tënde në vitin 2016 u rritën pagat ndjeshëm, guxojnë të trokasin në Kuvend pa lejen time për të kërkuar heqjen e mandatit të zëvendëses sime? Si mundet që gjyqtarët dhe prokurorët të pezullojnë zëvendësen time? Unë jua kam në dorë pagat! Unë jua rrita, unë jua ula!
Atëherë ishe shumë entuziast, sepse mendove se reformën në drejtësi po e bëje vetëm për të goditur opozitën. Nuk mendove se nuk do ta kontrolloje dot, sepse për ty është e paimagjinueshme të mos kontrollosh gjithçka. Je mësuar të kontrollosh çdo tender në Republikën e Shqipërisë. Fole ti për shtetbërje! Me kë do ta ndërtosh shtetin ti? Me Ron Yefetin, që flet në emër të gjithë shtetit, edhe pse është një shtetas i huaj anonim? E vetmja lidhje është se ndan paratë me ty.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI