Flash

SPAK nisi hetimet për bllokimin e pagave të magjistratëve, merret në pyetje Drejtoresha e Thesarit

Lapsi.al 18 September 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi nisi hetimet, ka filluar të marrë në pyetje personat që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen. Nga të dhënat raportohet se marrja në pyetje ka nisur me shefen e Thesarit. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave.

Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anuluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit. Hetimi lidhet me kallëzimin penal të depozituar nga gjyqtarët për mosekzekutimin e pagave. Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të zbardhë rrethanat që kanë çuar në mosdhënien e pagave dhe të identifikojë personin ose personat përgjegjës për vendimmarrjen, përcjelljen apo zbatimin e saj. Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI