Flash

Breshri dëmton zonat bujqësore të Korçës

Lapsi.al 18 September 2026

Breshëri goditi disa prej zonave bujqësore të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e mbjella me perime. Humbjet për fermerët, vetëm pak javë para nisjes së sezonit të vjeljes, janë të mëdha. Në fshatrat Lumalas, Biranj, Melçan dhe Vashmi, breshëri goditi kryesisht parcelat me speca dhe spinaq. Sipas fermerëve, në disa prej sipërfaqeve dëmet arrijnë deri në 60% të prodhimit. Por pasojat nuk janë kufizuar vetëm te specat dhe spinaqi. Edhe kultura të tjera bujqësore janë dëmtuar, duke rritur faturën e humbjeve për fermerët e Fushës së Korçës.

Prodhimet që kanë mbetur të dëmtuara po shiten me vështirësi dhe në disa raste nën kosto, ndërsa një pjesë e perimeve po kalbet nëpër parcela, pasi nuk po gjen treg. Fermerët e juglindjes po përballen gjithnjë e më shpesh me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe fenomeneve ekstreme të motit, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin bujqësor dhe të ardhurat e tyre. Situata po shton nevojën për masa më të mëdha mbrojtëse dhe për përshtatjen e bujqësisë ndaj kushteve gjithnjë e më të paparashikueshme të motit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI