Flash

Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Lapsi.al 3 February 2026
Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu kërkoi socialistëve që të tërheqin projektvendimin, e futur në rend dite, për ndryshimet e parashikuara në Komisionin e Reformës Territoriale.

Zhupa tha se PS duhet ta tërheqë nga rendi i ditës këtë projektvendim sepse në Konferencën e Kryetarëve nuk është dakordësuar për një gjë të tillë. Ajo akuzoi PS se kërkon që t’i imponohet PD-së, ndërsa kujtoi se komisioni ka dy bashkëkryetarë.

“Sot në rendin e ditës në pikën 13 keni futur një projekt vendim për ndryshimin për komisionin e reformës territoriale, kujtoj maxhorancën se në konferencën e kryetarëve nuk është votuar as pro dhe as kundër një vendim i tillë. Është marrë vendimi me kryetarin e PS që kjo gjë do të shtyhej dhe do të kishim mundësi se do të diskutonim për reformën territoriale. Diçka e pavotuar në Konferencën e kryetarëve nuk mund të futet për votim.

Së dyti, PD ka qenë e gatshme për t’i qëndruar vendimit që ka votuar këtu në Kuvend, i votuar nga të dyja forcat. Nëse doni të bëjmë një reformë në interes të qytetarëve, qëndrojini vendimit të parlamentit për të pasur anëtarë dhe bashkëkryesim të barabartë. Tërhiqeni projektvendimin që keni futur sot pa rregull dhe rregullore. Dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet të bashkërendojnë përmbledhjet.

Nuk mundet PS t’i imponohet PD. Edhe në komisionet për bashkëkryesim doni të imponoheni dhe të vendosni ultimatume. Doni të dështoni paraprakisht reformën territoriale si në vitin 2014, sot pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë.”, u shpreh Zhupa.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 3 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me ...

08:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI