Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Vokshi nga Strasburgu: Kuvendi refuzon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut

Lapsi.al 31 January 2026
Vokshi nga Strasburgu: Kuvendi refuzon kërkesën për heqjen e

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, denoncoi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndryshimet e fundit në Kodin Penal në Shqipëri, duke theksuar se ato bien në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës, BE-së dhe OSBE/ODIHR. Ajo theksoi se mbajtja e shpifjes si vepër penale krijon pasiguri juridike dhe një efekt frikësues ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Vokshi bëri të ditur se aktualisht 77 gazetarë në Shqipëri përballen me akuza penale për shpifje dhe akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta, duke bllokuar prej javësh kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërkohë që Parlamenti nxitoi të miratojë një Kod Penal që forcon presionin mbi fjalën e lirë.

Fjala e plotë:

Faleminderit, Zoti Drejtues. Do të flas për miratimin e Kodit Penal në Shqipëri dhe efektin frikësues që ai krijon ndaj medias. Këtë javë, të martën në mbrëmje, pas mesnate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshime në Kodin Penal që bien drejtpërdrejt në kundërshtim me gjetjet dhe rekomandimet e vetë Këshillit të Evropës.

Vetëm pak muaj më parë, Këshilli i Evropës lehtësoi punën e grupeve të punës në kuadër të Platformës së Dialogut për Lirinë e Shprehjes. Ekspertë të pavarur ligjorë arritën në një përfundim të qartë dhe unanim: shpifja dhe fyerja duhet të depenalizohen plotësisht, pa përjashtime, pa regjistra dhe pa kushte. Penalizimi, paralajmëruan

ata, krijon një efekt frikësues mbi gazetarët, shoqërinë civile, denoncuesit dhe mbi të gjithë ata që flasin në interes të publikut. Megjithatë, në vend që të zbatojë këtë rekomandim, mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë zgjodhi një rrugë tjetër, në kundërshtim me rekomandimet e kësaj Asambleje, të OSBE/ODIHR, të Bashkimit Evropian dhe thirrjeve të përsëritura të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarëve.

Shpifja pra mbetet një vepër penale. Mbrojtja bëhet selektive dhe e kushtëzuar. Pasiguria juridike thellohet dhe rreziku i intimidimit përmes procedurave penale mbetet. Ndërkohë që flasim, 77 gazetarë në Shqipëri përballen me akuza penale për shpifje, të ngritura nga ministra, kryetarë bashkish, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i vetingut. Kjo përbën një kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Standardet evropiane janë të qarta: shpifja dhe fyerja duhet të trajtohen, ose s duhet te trajtohen, ose vetëm përmes së drejtës civile dhe në mënyrë proporcionale.

Kjo përbën një devijim të drejtpërdrejtë nga standardet e Këshillit të Evropës, nga Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga qëndrimi i kahershëm i kësaj Asambleje se ligji penal nuk duhet të përdoret asnjëherë për të rregulluar debatin publik. Kodi Penal u votua, ndër të tjerë, edhe nga Zëvendëskryeministrja, imuniteti parlamentar i së cilës po bllokohet aktualisht për të penguar arrestimin e saj, pavarësisht kërkesës formale të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Ironia është e dhimbshme. Në Shqipëri, një qytetar i zakonshëm rrezikon burgun për parkim të dyfishtë në vendin e gabuar, ndërsa një Zëvendëskryeministre nën hetim për shkelje në prokurime publike me vlerë 1.1 miliardë euro mbetet e paprekshme dhe voton për legjislacionin penal.

Për gjashtë javë me radhë, Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar qëllimisht të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të znj. Belinda Balluku. Mbledhjet janë anuluar, axhendat janë bllokuar, afatet janë shpikur dhe madje është përdorur si justifikim edhe një kërkesë krejtësisht e paarësyeshme drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë që prej Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, Parlamenti nxitoi, pas mesnate, të miratojë një Kod Penal që forcon

presionin penal mbi fjalën dhe qytetarët, ndërsa mbron pushtetin nga llogaridhënia. Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Është një përmbysje sistematike e

shtetit të së drejtës: e ashpër për të dobëtit dhe e paralizuar për të fuqishmit. Nëse kjo Asamble toleron një bllokim të tillë të drejtësisë, kredibiliteti i institucioneve të drejtësisë në Shqipëri vihet seriozisht në rrezik.

Të këshilluara

Aksident pak pas mesnate në Unazën e Madhe

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona...

08:43

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI