Flash

Bozdo: Modeli ’Durana Tech’, sajesë nga qeveria për të vjedhur

Lapsi.al 15 January 2026
Bozdo: Modeli ’Durana Tech’, sajesë nga qeveria për

Deputeti demokrat Eno Bozdo, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, tha sot gjatë një konference për mediat se i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave shpjegime, ku të bëjë publike kompanitë e regjistruara te “Durana Tech Park”, që e cilëson skandalin e ri të qeverisë dhe një aferë korruptive.

Deklarata e plotë e Eno Bozdos:

“Me cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe në pozicionin e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i jam drejtuar dje me një shkresë zyrtare, Ministres së Ekonomisë dhe Ministrit të Financave, për të marrë një informacion sa më të plotë për çështjen shqetësuese të Parkut Virtual Teknologjik «Durana» !

Letra kërkon informacion të plotë mbi këto çështje:

Emrat e kompanive të regjistruara në këtë park, emrat e pronarëve të tyre, adresat reale të kompanive, përfitimet financiare që këto kompani kanë marrë si pasojë e përjashtimeve fiskale që parku ofron ;

Arsyet e përzgjedhjes së këtij modeli nga ana e qeverisë shqiptare, si dhe përputhshmëria e këtij modeli me legjislacionin e BE-së, veçanërisht me rregullat e Ndihmës Shtetërore.

Këto informacione do të ndihmojnë për të hedhur dritë dhe bërë transparencën e plotë mbi një çështje shumë të ndjeshme, e cila po shpaloset përpara opinionit publik si një ndër evazionet më të mëdha fiskale e kësaj radhe si asnjëherë tjetër, me konceptimin dhe bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare.

Me pak fjalë, jemi përpara një situate ku mesa duket, vetë qeveria që ka ndërtuar një skemë evazioni fiskal, përzgjedh kompanitë e saja të preferuara dhe më pas implementon ajo vetë këtë skemë! Praktikisht, qeveria vjedh paratë publike dhe i dërgon ato te kompanitë e përzgjedhura!

Gjatë kësaj jave, përfaqësues të qeverisë kanë mbajtur qëndrimin se ky është një model që haset në vendet e BE-së. Por në fakt, pretendimet e qeverisë se Bashkimi Europian ofron modele të tilla, janë totalisht të paqena dhe të rreme. E vërteta është kjo:

Së pari, nuk ekziston asnjë model i një “Parku Virtual” me përjashtime tatimore, në asnjë vend anëtar të BE-së.

Së dyti, në parqet fizike, e vetmja gjë që mund të krahasohet me një “përjashtim” është sistemi unik i Estonisë, ku norma 0% e taksës aplikohet vetëm mbi fitimin që ri-investohet dhe mbahet brenda kompanisë, duke paguar taksë të plotë kur shpërndahet si divident. Pra referenca që qeveria i bën modeleve në të ngjashme në BE janë të rreme;

Së treti, dhe më e rëndësishmja: modeli “Durana” i qeverisë, është pikërisht praktika që Bashkimi Europian ka luftuar prej vitesh për ta eleminuar.

BE-ja ka një standard tatimor ndërkombëtar të detyrueshëm, të njohur si Qasja Nexus (Nexus Approach of Base Erosion and Profit Shifting (BEPS) Action Plan-BEPS). Ky standard është krijuar nga OECD, për të parandaluar përdorimin e lehtësirave tatimore për mashtrime me dokumente/evasion fiskal.

Parimi është i qartë:

Modeli i BE-së kërkon që çdo lehtësim tatimor për inovacionin të jetë drejtpërdrejt proporcional me shpenzimet reale dhe të verifikueshme të Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D)—njerëzit, laboratorët, puna—të kryera në atë vend. Ai shpërblen aktivitetin ekonomik real.

Ndërsa në Modelin Durana, jepen përjashtime 100% nga taksat bazuar në regjistrim, duke shkëputur plotësisht lehtësimin tatimor nga lidhja fizike (Nexus) e punës. Ai shpërblen regjistrimin me dokumente/virtual.

BE-ja ofron ulje të normës tatimore për fitimet nga inovacioni, jo një përjashtim të plotë 100% pa mbikëqyrje. Duke dhënë përjashtime të plota pa dëshmi të aktivitetit fizik, modeli Durana shkel frymën dhe shkronjën e drejtësisë tatimore të vendosur nga partnerët tanë europianë.

Afera “Durana” na sjell përpara një çështjeje tjetër shumë të ndjeshme: minimi i konkurrencës së ndershme dhe mbështetja e pabarabartë e bizneseve! Sepse “Durana” krijon një fushë loje tërësisht të pabarabartë që dënon bizneset e ndershme shqiptare:

Çdo kompani tjetër e ndershme shqiptare e IT-së që paguan punonjësit, investon në zyrat e saj dhe respekton ngarkesën e plotë tatimore, tani është në një disavantazh konkurrues masiv dhe të paqëndrueshëm kundrejt kompanive të regjistruara në këtë “Park Virtual” të pretenduar.

Nga ana tjetër, stimuli fiskal nuk është për inovacionin e vërtetë, ai është për shmangie tatimore. Ai ridrejton kapitalin nga Kërkimi dhe Zhvillimi i vërtetë drejt regjistrimeve fantazmë, duke mbytur kështu potencialin për rritje të ndershme dhe të qëndrueshme në sektorin e teknologjisë të vendit tonë.

Modeli “Durana”, i sajuar nga qeveria shqiptare për të vjedhur paratë e shqiptarëve, në emër te skemave financiare gjoja “të certifikuara nga BE” shënon një rekord të ri të kapjes së shtetit, ku tashmë nuk janë grupet e interesit që deformojnë vendimmarrjen qeveritare për interesa të tyre, por vetë qeveria që deformon me qëllim vendimmarrjen e saj për t`i mbushur xhepin një grupi kompanish që janë po klientë të saj!”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 15 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha euro do blihet me 96.2 lek...

08:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI