Flash

Vrαsja e dyfishtë në Manëz/ Gjendet e braktisur makina e 21-vjeçarit në kërkim

Lapsi.al 22 October 2025
Vrαsja e dyfishtë në Manëz/ Gjendet e braktisur makina e

Automjeti i Daniel Pepës, 21-vjeçarit të shpallur në kërkim pas vrαsjes së Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, është gjetur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. Sipas mediave, pas kontrolleve të kryera nga policia në mjetin e braktisur, është konstatuar një gjurmë plumbi, që mund të shërbejë si provë kyçe për hetimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri. 33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht Daniel Pepa dhe Arianit Kurti kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Ndërkohë, Paluçi që ka qenë në lokal si klient është përfshirë në ngjarje, pasi personat kanë pasur debat me kamarierin pse nuk po u bënte kafen. Në këto momente, debati ka agravuar mes Paluçit dhe Pepës, ku janë nxjerrë armët. /LAPSI.al

Të këshilluara

KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjyk...

17:00

Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë q...

18:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI