Flash

KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj

Lapsi.al 22 October 2025
KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjykatat në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.

Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Ceremonia e betimit të tyre pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Njoftimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e betimit pritet të bëhet nesër.

Shpërndarja e gjyqtarëve është si më poshtë: i) tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; ii) shtatë pozicione e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, iii) shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; iv) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; v) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. vi) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;vii) katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;viii)një pozicion në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; ix) pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; x) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; xi) shtatë pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë’, thuhet në njoftim.

Prej vettingut, gjykatave në vend që sipas organikës duhet të kishin 417 gjyqtarë kanë vetëm 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve efiktivisht në detyrë shkon në 307, ndërsa i të emëruarve shkon 350. Mbeten ende edhe 67 vende vakante në gjykata.

Shpërndarja e magjistratëve në 11 gjykata

-3 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

-7 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

Të këshilluara

Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë q...

18:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI