Flash

Vrαu gruan shqiptare/ 38-vjeçari kanadez, me një grua tjetër kur u qëlluα nga policia

Lapsi.al 22 October 2025
Vrαu gruan shqiptare/ 38-vjeçari kanadez, me një grua

Mediat kanadeze kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e 29-vjeçares shqiptare Savannah Kulla, nënë e 4 fëmijëve nga bashkëshorti i saj.

Anthony Deschepper, 38 vjeç e qëlloi të renë me një armë zjarri në një parkim në qytetin e Bramton rreth orës 14.00 të së martës dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me vajzën e tyre të vogël 1-vjeçare.

Forcat e policisë u vunë në kërkim të tij duke lëshuar edhe një alarm të kuq. Rreth orës 2.30 të mëngjesit të së mërkurës ai u pikas nga një oficer policie pranë një pike karburanti pranë Niagara Falls, por me një makinë tjetër dhe jo me atë me të cilën ishte larguar nga vrasja e bashkëshortes.

Autoritetet policore thanë se autori nuk u është bindur urdhrave për të ndaluar dhe ka pasur një përplasje me armë. Oficeri i policisë ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend 38-vjeçarin.

A close-up of the car where a man identified as Anthony Deschepper was found, before being shot by police. A woman, believed to be driving, was also in the car and was arrested at the scene.

Vajza e vogël u gjet shëndoshë e mirë pasi autori e kishte lënë atë te familjarët e tij pas vrasjes së bashkëshortes. Në makinën e 38-vjeçarit në momentin kur u qëllua nga policia ishte edhe një grua tjetër e cila është ndaluar nga forcat e rendit, por nuk dihet lidhja mes të dyve. /LAPSI.al

Të këshilluara

KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjyk...

17:00

Thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë q...

18:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI