Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish të drogës. Gjatë kontrollit të banesës iu zbuluan sasi kokainë, mijëra franga dhe euro cash, të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Policia zvicerane ndërhyri menjëherë pas informacioneve të siguruara në Bellizona. Blutë sekuestruan si provë materiale dhjetëra doza lëndë narkotike, 1 mijë franga dhe qindra euro në dhomë. Ai u arrestua me akuzën e shkeljes së ligjit federal për narkotikët.