Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi, sheiku drejt vilës së Ramës (FOTO)

Lapsi.al 9 August 2025
Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi, sheiku drejt

Këtë të shtunë, jahti luksoz “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe është stacionuar përballë Havanës së Vjetër, në Dhermi.

Sheiku bin Zayed Al Nahyan është larguar nga jahti me skaf i shoqëruar nga policia. Burimet nga vendngjarja tregojnë se ai është duke shkuar drejt vilës së kryeministrit Rama.

Më herët zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ka vizituar edhe Tiranën, ku është pritur me gjithë salltanetet nga kabineti Rama.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama ka pritur në një takim privat në Dhërmi edhe Alexandër Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin. Kujtojmë se miliarderi i majtë po hetohet në disa fronte në SHBA për iniciimin e sulmeve politike ndaj presidentit Trump. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI