Flash

Tmerr në Fier/ Babai abuzon seḳsualisht me vajzën 12-vjeçare

Lapsi.al 1 July 2025
Tmerr në Fier/ Babai abuzon seḳsualisht me vajzën 12-vjeçare

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në fshatin Sheqishtë në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk ishte në dijeni, ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI