Flash

Trafikonin municione nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

Lapsi.al 1 July 2025
Trafikonin municione nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në

Policia greke ka arrestuar 5 person, mes tyre 4 grekë dhe 1 shqiptar, nën akuzën e trafikut të armëve. Sipas autoriteteve helene organizata funksiononte në ishullin e Kretës dhe konkretisht në Hania.

Policia greke kishte informacion se anëtarët e kësaj organizata trafikonin armë dhe fishekë nga Shqipëria në drejtim të Kretës.

Pas hetimeve, u vërtetua aktiviteti i trafikantëve dhe u krye operacionin për kapjen e tyre. Tre shtetasit grekë u ndoqën prej policisë dhe u panë në afërsi të kufirit greko- shqiptar në Kostur, teksa po ngarkonin pako me fishekë. Ata u ndoqën në distancë prej kufirit deri në ishullin e Kretës. Sapo zbritën nga anija, policia u vuri prangat tre grekëve të moshave 30, 65,72 dhe 73 vjeç, ndërsa një 41 vjeçar shqiptar u kap në zonën e Kosturit.

Në automjetin e përdorur prej trafikantëve u gjetën të fshehura 24.126 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjermane, një automjet dhe një motoçikletë.

Në kërkim është shpallur një tjetër shtetas shqiptar i cili gjente dhe u dorëzonte trafikantëve brenda kufirit grek sasinë e fishekëve të sekuestruar. 65-vjeçari ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në 2019.

Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i sigurisë së Haniasë dhe pritet që të dhëna konkrete t'ju jepen edhe autoriteteve shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e pjesëtarëve të tjerë të organizatës në territorin shqiptar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI