Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

I dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup κriminal, arrestohet 34-vjeçari në Laç

Lapsi.al 1 May 2025
I dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup

34-vjeçari Everest Aliu, alias Everest Veseli,është vënë në pranga në Laç me qëllimin për ekstradimin e tij drejt Italisë. Policia bën me dije se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim. 34-vjeçari ishte pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Mësohet se në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.

"Shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.

Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI