Flash

Shqiptarët lënë bukën, rrisin konsumin e makaronave

Lapsi.al 1 May 2025
Shqiptarët lënë bukën, rrisin konsumin e makaronave

Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, importet janë ulur 8%. Kjo tendencë është e kundërt me janar-mars 2024, kur importet e drithërave arritën 64 mijë tonë rreth 80% më tepër se 3-mujori i parë i vitit paraardhës.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, pohon se pakësimi i importit të drithërave është ndikuar nga rënia e konsumit. Tendenca e pakësimit të konsumit sipas tij mund të lidhet me shtimin e pranisë në treg të produkteve të gatshme të brumit, përfshirë dhe makaronave nga importi të favorizuara nga leverdishmëria e çmimit nga rënia e euros.

Përveç shtimit të konsumit të produkteve të gatshme të brumit, një tendencë rritëse për 2025 është shënuar në tërësi te konsumi i produkteve të gatshme të mallrave ushqimore. Nisur nga të dhënat e rrjetit të supermarketeve Big Market, Ceo e kompanisë znj. Elona Koshi, pohoi më herët se për muajt janar-shkurt, rritjet më të larta të shitjes ishin për produktet e gatshme të paketuara. Tendenca rritëse mund të lidhet me shtimin e konsumit të produkteve të gatshme në ambientet e punës.

Po ashtu në 2024 ka pasur rritje edhe për importin e makaronave. Sasia e importit arriti në 18,4 mijë ton apo 7% më tepër se në 2023. Rritja e importeve vijoi edhe përgjatë 2025-s. Sipas të dhënave të Doganave, në muajt janar-mars 2025, sasia e importit të makaronave u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në vlerë, importet në muajt janar-mars u rritën 8% në raport me 3-mujorin e parë 2024.

Për vitet 2018-2025, importi i makaronave në vlerën më të lartë është shënuar në 2022, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të tyre, e ndikuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Ndryshe nga shtimi i importit të makaronave, sasia e importit të grurit në fillim të këtij viti nisi me rënie. Për muajin janar sipas të dhënave të Doganave u importuan 10,5 mijë ton grurë. Në raport më muajin janar 2024 importi i grurit me 7%. Ndërsa për vitin 2024 u importuan një sasi prej 204 mijë ton grurë. Krahasuar me 2023 sasia e importit të grurit u rrit me 6,4%.

Grosistët e miellit dhe drejtuesit e fabrikave të blojës kanë përsëritur disa herë edhe shqetësimin se rënia e konsumit po ndikohet edhe prej ndryshimeve demografike të popullatës, veçanërisht e largimet të të rinjve në emigracion. Në 2024 shqetësimi për rënien e kërkesës së bukës dhe ëmbëlsirave, pas përfundimit të sezonit turistik është theksuar edhe nga drejtuesit e të disa prej furrave kryesore në vend.

Sipas tyre vjet në muajin tetor rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ra me 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast-food që nuk shënuan pakësim. Por tendenca rënëse e kërkesës vijoi edhe gjatë 2025-s, tërësisht për shkak të ndryshimeve demografike në popullatë, ndërsa ardhja e turistëve përmirëson konsumin vetëm gjatë muajve të verës, për shkak të qëndrimit më të gjatë të huajve.

Por ndryshe nga gruri, në grupin e drithërave importet e misrit në fillim të vitit kanë vijuar trendin rritës të 2024-s. Për muajin janar 2025 sasia e importeve u shtua rreth 61% krahasuar me muajin janar 2024. Totali i importit të grurit për 2024 u rrit me 36% krahasuar më 2023. Përdorimi i misrit të importit më tepër është i lidhur me ushqimin për blegtorinë sesa me përdorimin e tij për konsumatorin./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI