Flash

Komisionerja e BE: Rruga e Serbisë do të jetë e vështirë nëse Vucic viziton Moskën

Lapsi.al 30 April 2025
Komisionerja e BE: Rruga e Serbisë do të jetë e

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme.

Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiqit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.

Vuçiç ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane dhe në kundërshtim të madh me vendimin e Këshillit të BE-së, i cili vendosi në vitin 2022 që shtetet anëtare nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap që mund t’i japë legjitimitet Putinit dhe Rusisë”, tha Kos, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë në një konferencë për shtyp në Beograd.

Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.

“Megjithatë, marrëdhëniet me Moskën sot nuk mund të jenë ‘sikur nuk po ndodh asgjë’”, theksoi ajo.

“Por, ky është vendimi i tij Vuçiçit”, përfundoi Kos.

Serbia nuk ka pranuar t’i bashkohet Brukselit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kos është duke qëndruar në Beograd në një vizitë dyditore, e para që nga marrja e detyrës.

Kos kujtoi se ka disa kushte që Serbia duhet t’i përmbushë në vazhdimin e negociatave me BE-në në mënyrë që ta hapë kapitullin e tretë.

“Gjithçka është deklaruar në ‘non-paper’. Ka të bëjë me tri ligje, ligjin për media, ligjin zgjedhor dhe REM. Dhe sigurisht, dje biseduam për këtë me Qeverinë e Serbisë dhe kryetaren e Parlamentit. Ata premtuan se do ta përmbushin atë, dhe ne do të monitorojmë që kjo të ndodhë realisht”, deklaroi Kos.

Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociatash që nga dhjetori i vitit 2021.

Procesi ka ngecur për shkak të refuzimit të saj për ta përafruar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Brukseli kërkon gjithashtu përparim nga Beogradi në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën. /REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI