Flash

Erdogan takim me Melonin: Do të vazhdojmë bashkëpunimin mes vendeve

Lapsi.al 30 April 2025
Erdogan takim me Melonin: Do të vazhdojmë bashkëpunimin mes

Ditën e djeshme u mblodh në Romë Samiti i katërt ndërqeveritar midis Italisë dhe Turqisë, ku u nënshkruan 11 memorandume mirëkuptimi, si dhe një deklaratë e përbashkët. Palët nënvizuan rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis BE-së dhe Turqisë, duke marrë parasysh statusin e kandidatit të Turqisë për anëtarësim. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Georgia Meloni, Presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan shprehu besimin e tij se Italia, e cila e ka mbështetur përpjekjen e vendit për anëtarësim në BE që nga fillimi, do të vazhdojë ta bëjë këtë.

“Samiti është mbledhur në një kohë zhvillimesh të rëndësishme në shkallë rajonale dhe globale, siç janë lufta Ukrainë-Rusi, debatet në zhvillim mbi arkitekturën e sigurisë evropiane, si dhe tregtinë ndërkombëtare, situata e rëndë në Gaza, sfidat e vazhdueshme si migrimi i parregullt dhe ndryshimet klimatike, duke bërë thirrje për një përgjigje koherente dhe bashkëpunim efektiv. Italia dhe Turqia, si aleatë të NATO-s dhe partnerë në G20, do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre të ngushtë në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Si dy vende partnerë strategjikë, Erdogan tha se lidhjet midis dy kombeve janë përmirësuar që nga samiti i tyre i parë ndërqeveritar në vitin 2008. Ankaraja do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Italinë, e cila ka bërë përparim të konsiderueshëm në industrinë e mbrojtjes, përmes partneriteteve dhe projekteve të reja. Me një bilanc të shkëmbimeve tregëtare prej 30 miliard dollarësh nga takimi i vitit 2022, gjatë samitit Ankaraja dhe Roma vendosën një objektiv të ri të vëllimit të tregtisë dypalëshe prej 40 miliardë dollarësh

“Në kontekstin e sigurisë së Evropës, u trajtuan zhvillimet e fundit në Ukrainë. U theksuaa mbështetja për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Si një aktor kyç në sigurimin e sigurisë së Detit të Zi, Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje,” thuhet më tej.

Duke vënë në dukje se të dy vendet japin kontribute të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin global në Evropë dhe më gjerë, në deklaratë theksohet nevoja e rritjes së bashkëpunimit përmes konsultimeve të rregullta në të gjitha nivelet. Të dy vendet riafirmuan marrëveshjen e tyre për të mbajtur samitin ndërqeveritar rregullisht dhe për të thirrur samitin e pestë në Turqi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI