Flash

Nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Lapsi.al 30 April 2025
Nga nesër largohen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të rikthehet në funksion nga 1 maji, pasi funksioni i saj ishte pezulluar nga 1 marsi. Nga data 1 maj, rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas. Në ditët e fundit është vërejtur rritje e ndjeshme e qarkullimit në të dyja anët e kufirit. Sipas të dhënave nga Dogana e Morinës, gjatë tre ditëve të të fundit në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 10 mijë shtetas më së shumti të Kosovës dhe 6 mijë mjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 4 mijë shtetas të Shqipërisë dhe rreth 2 mijë mjete.

Në mars të vitit 2025 ishin rikthyer kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak se ishte e nevojshme të bëhej përpunimi i të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar. Kjo masë synonte edhe shmangien e radhëve dhe pritjeve, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve dhe udhëtarëve, nisur edhe nga përmirësimi i kushteve të motit. Ndërkohë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, lëvizja realizohej pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit 2024, kishte për qëllim shmangien e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare gjatë sezonit veror./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI