Flash

Shkarkimi i gjyqtarëve, Raporti: Efekti financiar arrin 9.6 milionë euro

Lapsi.al 30 April 2025
Shkarkimi i gjyqtarëve, Raporti: Efekti financiar arrin 9.6 milionë

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë.

Sipas raportit si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, që nga fillimi i procesit rezultojnë 113 vendimmarrje shkarkim nga detyra me vendim të formës së prerë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) nga të cilat 24 vendimmarrje i përkasin vitit 2024 .

“Rezulton se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 144 gjyqtarë, me një efekt financiar në shumën 965.7 milionë lekë, deri në 31 dhjetor 2024. Vetëm për vitin 2024, janë shkarkuar 7 gjyqtarë, me vendimmarrje të KPK–së, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit.

Efekti financiar i përllogaritur në buxhet është në shumën 11.9 milionë lekë. Përgjatë vitit 2024, në total rezultojnë 60 gjyqtarë me vendimmarrje nga KPK-ja për shkarkim nga detyra, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit. Një situatë e tillë përllogaritet me një efekt financiar në shumën 140.9 milionë lekë” thuhet në raport.

I njëjti dokument vëren se deri më 31 dhjetor 2024, rezultojnë 33 gjyqtarë të shkarkuar nga detyra, me vendimmarrje të KPK-së, të cilët do të presin zhvillimin e procesit në KPA përgjatë vitit 2025, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, por duke përfituar njëkohësisht sipas ligjit 75% të pagës.

“Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore rezulton se numri i vakancave në sistem, për gjyqtarë është 136 vakanca (nga të cilat 75 të përhershme dhe 61 vakanca të përkohshme)” thuhet në raport.

Gjatë vitit 2024, kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve, gjithsej 272 gjyqtarë në të njëjtën periudhë kohore. Kjo nënkupton se sistemi gjyqësor gjatë vitit 2024 ka funksionuar me pothuajse 66.6% të kapacitetit të tij, pothuajse me 6.6% më shumë së në vitin 2023, e cila ka rezultuar me 247 gjyqtarë që kanë ushtruar efektivisht detyrën./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.3 lekë...

08:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI