Flash

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO përgjimet SKY

Lapsi.al 30 April 2025
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO

Në GJKKO është mbajtur ditën e sotme seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020 në zonën e Kamzës. Rigjykimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi dënimin e përjetshëm dhe urdhëroi rihapjen e procesit.

Bëhet e ditur se gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe paraqiti një kërkesë të re për pranimin e provave shtesë, të siguruara përmes letërporosive nga autoritetet franceze, ku në fokus janë komunikimet e koduara përmes aplikacionit SKY ECC mes të pandehurve kryesorë, përfshirë Dritan Rexhepin, Altin Hajrin dhe Gentjan Funiqin. Sipas prokurorisë, këto komunikime janë të lidhura drejtpërdrejt me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës dhe janë marrë në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare.

"Kemi një kërkesë tjetër, duke qenë se në kuadër të procedimit penal 62/3, 2022 janë kthyer përgjigje dhe janë dërguar letërporosi. Konkretisht komunikimet SKY mes të pandehurve, proces që po ndiqet edhe në GJKKO. Janë në interes të këtij procesi, referuar edhe vendimit të GJL për rikthimin e çështjes këtu. Është kryer procesverbali i identifikimit të PIN të Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Altin Hajrit. Komunikimet lidhen me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe Festim Bexhili. Ne vlerësojmë se këto komunikime janë në interes të këtij procesi. Janë marrë akte, 75/2022 është marrë praktika përkatëse për ndihmë juridike autoriteteve franceze për Dritan Rexhepin.

Është marrë dhe letërporosia për të pandehurin Altin Hajri, i bashkëpandehur në një gjykim në GJKKO. Dhe njëkohësisht është marrë edhe praktika që është dërguar nga autoritetet franceze, që tregon mënyrën se si janë marrë komunikimet SKY dhe janë bërë pjesë e procesit. Pra, mënyra e ndërhyrjes për marrjen e komunikimeve. Janë komunikime që janë marrë konform rregullave. Aktet i kemi të listuara, informacion shtesë mbi hetimet e kryera për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, në Kamëz. Komunikime SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të tjerëve për rrëmbimin e këtij shtetasi. Komunikimet e Altin Hajrit, Gentjan Funiqit dhe shkresa që janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë për marrjen e akteve," tha Prokurorja Elida Kaçkini.

Në reagimin e tij, avokati i të pandehurit, Ilir Murati, kundërshtoi kërkesën për provat e reja duke theksuar se, sipas tij, ato nuk duhet të pranohen në këtë fazë të procesit. Ai kërkoi gjithashtu që prokuroria të bëjë të ditur nëse do të ketë prova të tjera në seancën e ardhshme. Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për t’u njohur me aktet e reja të paraqitura nga prokuroria dhe caktoi seancën e radhës për datën 13 maj, ora 09:00.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI