Flash

Ishte ndaluar për vjedhje, vetëνaret 46-vjeçari në bllokun e sigurisë së Tiranës

Lapsi.al 13 March 2025
Ishte ndaluar për vjedhje, vetëνaret 46-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku një person i ndaluar për vjedhje i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me tuta.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 në dhomën nr 8, ku 46-vjeçari i dënuar është konstatuar i vetvarur. Sipas policisë, shtetasi D. G. kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2025, rreth orës 01:20, në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) shtetasi i ndaluar D. G., 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

Nga veprimet e kryera rezulton se rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.

Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

Shtetasi D. G. kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi. Veprimet hetimore për rastin, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryhen nga Drejtoria e AMP Tiranë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI