Flash

PD-PS vendosin në limitin kohor, kush do të jenë deputetët garues në 11 Maj

Lapsi.al 12 March 2025
PD-PS vendosin në limitin kohor, kush do të jenë deputetët

Partia Socialiste dhe Demokratike kanë kohë deri mesnatën e sotme për të vendosur për emrat që do të fusin në listën e kandidatëve për deputetë. Kur akeprat të shënojnë 00:00 emrat për deputetë në 12 qarqe të vendit duhet të jenë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. I paqartë është vendi i Edi Ramës, i cili ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë fare për deputet.

Emrat për deputetë kanë filluar të përfliten, por 'garanci' kanë tre kryebashkiakë të vendit të cilët dhanë dorëheqjen vetëm 24 orë para dorëzimit të listës për PS. I pari ishte Agron Malaj, kryebashkiaku i Matit, i ndjekur nga kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi dhe më pas Ervin Demo kryebashkiaku i Beratit. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende me dije, por Malaj, Peçi dhe Demo përfliten mes emrave të kryebashkiakëve, të cilët do të të garojnë për deputetë më 11 maj. Një emër tjetër është edhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Por emrat janë ende të pakonfirmuar.

Partia Demokratike do të mbledhë po ashtu pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM) me 26 parti të tjera.

Kreu i PD Sali Berisha ka premtuar 8 vende të sigurta në lista. Nga emrat që përfliten është Fatmir Mediu, i cili do të jetë kandidat në listën e sigurtë të Tiranës, ndërsa një emër i zgjedhur nga Agron Duka do të kandidojë në Durrës, kjo për shkak se Duka ka vendosur që të tërhiqet nga karriera e tij në politikë. Koalicioni “PD-Shqipëria Madhështore” do të ketë një kandidat për deputet që do të bëjë fushatë nga qelia, Ilir Metën. Ky i fundit do të jetë në listat e hapura. Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho janë konfirmuar në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, ndërsa sekretarja e përgjithshme e PL-së, Brunilda Haxhiu do të jetë në listën e mbyllur të Fierit. Nga kandidatët e tjerë, dihet vetëm që Vangjel Dule do të garojë në listën e Vlorës; ndërsa emrat e tjerë do t'i zbulojmë nesër. Gjithsesi asgjë nuk është e konfirmuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI