Flash

Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari

Lapsi.al 12 March 2025
Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë,

Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçar, shtetasin Klement Hamzo, lindur në Fier dhe banues në Greqi, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe duke tentuar të korruptonte punonjësit e policisë.

Ngjarja ndodhi gjatë patrullimeve të shërbimeve të patrullës “Shqiponja” në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”. Kur automjeti tip Seat, i drejtuar nga K. H., u ndal për verifikim, u zbulua se ai nuk kishte leje drejtimi dhe për të shmangur ndjekjen ligjore, ai ofroi 50 euro për të korruptuar policinë.

Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Sarandës vazhdon përpjekjet për të garantuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë rrugore, duke goditur çdo formë korrupsioni dhe shkeljeje të ligjit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI