Flash

Rama mbledh në seli drejtuesit politikë qarqeve

Lapsi.al 12 March 2025
Rama mbledh në seli drejtuesit politikë qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në selinë e PS-së drejtuesit politikë të qarqeve. Rama është fotografuar krah ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja teksa futeshin në selinë rozë. Raportohet se mbledhja ka nisur dhe se Rama do të këtë bisedime me të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, më vete.

Kjo mbledhje vjen pak orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Deri më tani listat e kandidatëve për deputeti për 12 qarqe i ka dorëzuar "Lëvizja Bashkë".

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI