Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Burg për 3 shqiptarë në Britani/ Paratë e drοgës i kthenin në orë Rolex

Lapsi.al 4 March 2025
Burg për 3 shqiptarë në Britani/ Paratë e

3 shqiptarë u dënuan me burg nga një gjykatë në Ipswich të Britanisë së Madhe për përfshirjen e tyre në trafik drοge. 24-vjeçari Azem Ferizolli, 34-vjeçari Halit Ferizolli dhe 23-vjeçari Genart Loca u shpallën fajtorë për "rolin e tyre të rëndësishëm" në rrjetin e trafikut të kοkainës në atë që njihet si linja "Franke".

Azem Ferizolli u dënua me 8 vjet e 6 muaj, Halit Ferizolli u burgos me 9 vjet dhe Loca u burgos për 7 vjet. Detektivi Chris Townrow nga njësia e krimit të organizuar tha: “Ky ishte një operacion i gjerë proaktiv mes nesh dhe policisë metropolitane i cili ka çuar në ndjekjen e suksesshme të 3 anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti.

Shpresoj se ky rezultat dërgon një mesazh të qartë se ne do të vazhdojmë të ndjekim bandat në këtë mënyrë, kudo në Mbretërinë e Bashkuar që ato veprojnë. Dëmi që shkakton droga komuniteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk do të tolerohet” tha ai.

Ky dënim erdhi pas atij të 5 personave të tjerë që u burgosën për rreth 15 vjet në lidhje me të njëjtin rast pasi u deklaruan fajtorë në 2023. Urdhër-arrestet për shtetasit shqiptarë ishin lëshuar që në korrik 2022.

Oficerët sekuestruan të paktën 50 000 £ në cash, dy ora Rolex me vlerë 25 000 £, sende të ndryshme, veshje, këpucë dhe çanta të stilistëve që arrinin në 10 000 £ dhe një makinë Toyota Prius me vlerë rreth 7 000 £. Ata zbuluan gjithashtu rreth 10 000 paund kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI