Flash

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë për logon dhe vulën e PD-së

Lapsi.al 4 March 2025
Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë

Deputeti Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga rekursi që kishte depozituar në Gjykatën e Lartë për vulën e logon e PD-së, duke përfaqësuar Lulzim Bashën.

Për mediat deputeti ka sqaruar se në kohën kur ka bërë rekursin ka qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD, ndërsa sot është në një subjekt të ri politik dhe nuk ka më interes për Partinë Demokratike.

“Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës”, shprehet Alibeaj, ndërsa shton se vendimi i tij është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.

Enkelejd Alibeaj: Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD. Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, jemi regjisruar dhe jemi në koalicon.

Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam me interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD. Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë. Kjo është kërkesë ligjore.

Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës. Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI