Flash

Ëngjëll Agaçi, nga reanimacioni në kryeministri (VIDEO)

Lapsi.al 4 March 2025
Ëngjëll Agaçi, nga reanimacioni në kryeministri (VIDEO)

Ëngjëll Agaçi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është kthyer në godinën e kryeministrisë, aty ku u tha se ishte arratisur nga frika e një hetimi nga SPAK. Kryeministri Rama, që më parë kishte mohuar hamendësimet e opozitës dhe kishte shpjeguar se sekretari i tij po kalonte një situatë të vështirë shëndetësore dhe ndodhej në reanimacion, e filmoi sekretarin e tij në zyrë duke buzëqeshur. Sapo u kthav nga Berlini dhe kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arratia" ironizoi Rama në videon më poshtë:

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”-shkruan Rama krahas videos.

Më herët, Berisha kishte deklaruar se agjentët e BKH kishin sekuestruar laptopin e Agaçit në zyrën e tij në kryeministri dhe kjo e kishte detyruar të arratisej nga frika e një arrestimi.

Në fakt, Agaçi i buzëqeshur, me kokën pranë supit të Ramës nuk dukej si ndonjë i frikësuar nga drejtësia, por - fatmirësisht- nuk duket as sikur sapo ka dalë nga salla e reanimacionit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI