Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq të Korçës ditën e sotme. Një shtetas indian ka humbur jetën pranë gurores në këtë zonë. Ai është aksidentuar dhe ka humbur jetën.
Nuk dihen ende rrethanat, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.