Flash

"Sterilizimi"/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Klodian Rjepajt, e lë në qeli

Lapsi.al 7 February 2025
"Sterilizimi"/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Klodian

Apeli i Posaçëm vendosi sot të rrëzojë kërkesën e ish0ministrit të shëndetësisë, Klodian Rrjepaj duke e lënë këtë të fundit në qeli. Mësohet se vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit Florjan Kalaja, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Rjepaj mbahet në paraburgim lidhur me hetimet për dosjen “Sterilizimi”, ku dyshohet se ai ka kryer veprat penale 'Falsifikim të dokumenteve' dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit te strukturuar. Gjithashtu ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Të këshilluara

Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që...

10:12

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI