Flash

Skena shokuese në Tiranë/ Nxënësi i vrarë në hyrje të shkollës Fan Noli

Lapsi.al 18 November 2024
Skena shokuese në Tiranë/ Nxënësi i vrarë në hyrje
Një nxënëës i shkollës nëntëvjeçare "Fan Noli në Tiranë u vra me thika nga bashkëmoshatarët e tij, sapo kishte mbaruar mësimin. I mituri, vetëm 14 vjeç, me inicialet M.C ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi kishte humbur shumë gjak, nga plagët në bark dhe në zemër. Sherri ndodhi sapo adoleshentët kishin mbaruar orën e gjashtë të mësimit, rreth orës 13.10 minuta të së hënës. Dy prej tyre, nxënës të klasës së nëntë janë grindur me viktimën, një vit më i madh. Sherri kishte nisur disa ditë më parë në oborrin e shkollës dhe pasi janë takuar me njëri tjetrin disa dhjetëra metra larg hyrjes së godinës, një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi Martin.C duke i shkaktuar plagë të rënda në bark dhe në zemër. Pasi është goditur me thikë, duke mbajtur plagën me duar, i mituri është afruar tek shkolla. Ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas këmbët nuk i janë bindur dhe është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Menjëherë nxënësi i shtrirë në tokë është rrethuar nga fëmijët e tjerë të shkollës Fan Noli, që janë përpjekur t'i ndalin gjakderdhjen nga plaga në pjesën e majtë të stomakut.

“Telefonuam policinë dhe ambulancën por dilte muzikë” flet nxënësi tjetër i Fan Nolit

Pak minuta pasi ka qëndruar i shtrirë në trotuar, me plagën që rridhte gjak, Martin.C ka humbur ndjenjat. Në këto momente, nxënësit e tjerë që i qëndronin përreth janë tmerruar. Një pjesë kanë nisur të qajnë, të tjerë vrapuan të lajmërojnë mësuesit, disa kanë marrë në telefon ambulancën, ndërsa disa policinë. Vetëm kur 14-vjeçari nuk shfaqte asnjë reagim, kanë ndërhyrë kalimtarë të rastit që e kanë marrë me makinë për ta çuar në spital. Dhjetëra nxënës të shkollës në ato momente kanë qenë të traumatizuar nga gjendja e bashkëmoshatarit të tyre. Ndërkohë mjeti që mori fëmijën e plagosur ka lëvizur me vështirësi për shkak të trafikut kaotik të Tiranës. Kur fëmija i plagosur ka mbërritur në spitalin e Traumës ka qenë shumë vonë. Plagët ishin të rënda. Policia tha se 14-vjeçari ishte qëlluar disa herë me thikë, ndaj nuk mundi të mbijetojë. Një prej nxënësve që ishte pjesë e konfliktit është në gjëndje të stabilizuar në spital. Një tjetër është arrestuar paraditen e ditës së martë. Pas vrasjes, forcat e policisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Por kjo ndodhi shumë vonë, atëherë kur aty kishin mbërritur kamerat e televizioneve. Policia nuk kishte qenë aty në momentin kur mund të bënte diçka. Për sigurinë në shkolla është folur shumë. Janë harxhuar edhe shumë para. Së fundmi, ministri i Brendshëm njoftonte me mburrje projektin Smart City për vendosjen e kamerave në çdo shkollë. Por do të kishte mjaftuar prezenca e një polici pranë shkollës Fan Noli për parandalimin e ngjarjes, apo për një reagim më të shpejtë në ndihmën e parë për 14-vjeçarin Martin.C, që tani nuk jeton më. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI