Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Shefja e SHISH, Hyseni dorëzon listën e mediave të rublave

Lapsi.al 13 November 2024
Shefja e SHISH, Hyseni dorëzon listën e mediave të rublave

A duhet të besojmë se në Shqipëri ekziston një grupim mediash që paguhen ose i shërbejnë vendeve si Kina e Rusia, ose bien në mënyrë të pavullnetshme pre e tyre? Kështu mund të besohet dëgjon ato pak informacioneve që kanë rrjedhur nga Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Andi Bushati: Ariu rus në kafazin tonë të vogël

Në këtë komision absurd, që është bojkotuar nga opozita, e cila e ka parë me dyshim si një gjueti shtrigash kundër fjalës së lirë, ka dhënë sot dëshminë e saj shefja e shërbimit sekret Vlora Hyseni. "Çeshtja nuk eshte a ka dezinformacion, por se si duhet prandaluar ai" tha ajo gjate fjales se saj ne pjesen e hapur per publikun.

https://www.facebook.com/watch/?v=1109238834544344

Ndonëse në faqen zyrtare të kuvendit theskohet se "kjo seancë dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar", në deklaratën që dha para mediave kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, theksoi se SHISH-i kishte dorëzuar një listë të gjatë mediash që bien pre e dezinformimit dhe që janë përdorur për fushata manipulative. "Në informacionin që ka ardhur pranë Komisionit të Posaçëm të Kuvendit ka një listë të gjatë të mediave që bien pre, ashtu siç ka dhe një listë të gjatë tjetër mediash online që vihen në dispozicion”, u shpreh fillimisht Braçe.

Ky ka qenë në fakt edhe refreni që është dëgjuar që para votimit për ngritjen e këtij komisioni në mesin e prillit të këtij viti. Papritmas socialistët zbuluan se kjo influencë e huaj ishte shndërruar në një urgjencë për vendin. Vetë Rama publikoi një status ku kërkonte ecjen me shpejtësi në këtë rrugë. Ish-kryeparlamentarja Nikolla i dërgoi një letër diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, i cili mbulon këtë fushë në vendin e tij, për të folur përpara kuvendit për të njëjtën çështje. Ndërsa TV-të pranë qeverisë njoftuan se në skanerin e komisionit të sapo ngritur do të kalojnë mediat on line, për të cilat, fiks siç u tha dhe sot, shërbimi sekret ka të dhëna që financohen në mënyra të errëta.

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja. PS kërkon Komision të Posaçëm Parlamentar

Në fakt, ky komision u ngrit, në shembullin e disa vendeve të tjera perendimore qe kanë shqetësim për dezinformimin nga Rusia dhe Kina, u fol se do të shqyrtohej influenca e tyre edhe tek ne.

"Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile" thuhej në kërkesën e socialistëve për ngritjen e këtij komisioni. 

Tani pas shtatë muajsh, sipas informacioneve të flitruara në publik, të cilat i referohen deponimit të shefes së shkikur Vlora Hyseni, rezultoka se ka media që bëjnë lojën e vendeve armiqësore me shqipërinë kundër demokracisë së saj.  

Pra lista e panjohur për të cilën aludohet se është dorëzuar këtë të mërkurë pranë komisionit përmban dhe Tv apo portalet që kanë ceduar në këtë drejtim. Pyetja që shtrohet është: a duhen mbajtur ato pas dyerve të mbyllura? Apo në të kundërt këto fakte duhen bërë publike në mënyrë që qytetarët të jenë vigjilentë ndaj këtyre influencave.

Sepse duke u sjellë kështu, në një komision vetëm me rilindas dhe me gjysma faktesh, që i bëjnë pis të gjithë, po pa përmendur asnjërin konkretisht, duket sikur kemi të bëjmë me një fushatë propagandistike kundër lirisë së fjalës, përmes njollojses të të tërëve. 

Vendet nga të cilët rilindasit pretendojnë se e kanë kopjuar këtë nismë, nuk kanë folur në ajër, por me emra konkretë. Kështu janë të njohur eurodeputetët që dyshohen se ruajnë kontakte me oficerë të FSB-së ruse. Po ashtu janë përmendur drejtpërdrejt portale në Evropën lindore që financoheshin për të ndaluar ndihmën ndaj Ukrainës. Fakte të tilla nuk ka pse ruhen pas dyerve të mbyllura duke u mbajtur sekret dhe përdorur si shantazh. Madje më e mira e nismave të tilla është që ato të denoncojnë me prova në sytë e publikut që ai të jetë sa më pak i prekshëm ndaj kësaj propagande.

Ama e kundërta është e liga dhe e ulët. Duke përhapur thashetheme se ka infuencë ruse, apo kineze në media dhe duke mos dhënë asnjë provë, kjo mund të shërbejë si alibi për nisjen e një fushate kundër atyre zërave që atrikulojnë gjëra që nuk i pëlqejnë pushtetit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43