Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Jeta prej artisti pas politikës/ Pse u bë e pamundur për Edi Ramën

Lapsi.al 10 November 2024
Jeta prej artisti pas politikës/ Pse u bë e pamundur për Edi

Ndërsa fliste me të ftuarin e radhës në podcast-in e të shtunës, kryeministri Edi Rama bëri një reflektim mbi veten, që tërhoqi vëmëndjen e thuajse të gjitha mediave online. Ai foli për luhatjet që ka mes dy korsive të jetës së tij: politikën dhe artin, në një mënyrë sikur të ketë mbetur peng i së parës.

Kryeministri rrëfeu se dëshira për ta lënë politikën e mundon vazhdimisht, por ai nuk e bën këtë, edhe pse kështu do të ishte "shumë i lumtur".

“Sa herë mendoj unë "Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur". Problemi është që pastaj thua: Si do vazhdojë puna këtu? Si do të vazhdojë puna atje...Kush kështu? Kush ashtu..? Da da da...”.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/Rama-duke-folur-ne-podcast.mp4"][/video]

Gjatë të njëjtës bisedë, Rama nisi të përshkruajë plot ëndje ditët kur ka luksin të mos e prekë telefonin, por t'i zhysë duart në baltë dhe ngjyra, për të krijuar veprat e tij. Këto momente i quajti një "bekim" dhe një "detoks" i vërtetë.

Çfarë ndryshoi pas 12 vitesh në pushtet?

[caption id="attachment_957577" align="alignnone" width="1024"]Rama në vitin 2015, duke folur për Anadolu Agency Rama në vitin 2015, duke folur për Anadolu Agency[/caption]

Kjo nuk është hera e parë që Rama flet për dualitetin mes artit dhe politikës, por kjo është hera e parë që flet si të jetë peng i politikës. Në të shkuarën, kryeministri ai e ka lënë gjithnjë të hapur mundësinë për t'iu përkushtuar artit, si një fazë të tretë në jetën e tij.

Lexoni më poshtë si fliste në vitin 2015, për të njëjtën temë.

“Kjo ishte një jetë e paparashikuar nga unë. Politika është diçka që më ka rënë në kokë. Kjo nuk është një jetë të cilën dua ta ndjek deri në pafundësi. Sepse politikanët e sotëm duhet të kuptojnë që koha e detyrës së tyre është e limituar, dhe njëkohësisht edhe koha e të qenit si drejtues e shkurtër. Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj në jetën e tretë të jem i lirë”.

Kuptohet se kryeministri i ri i vitit 2015 e kishte të lehtë të fliste për parime dhe norma demokratike. Por, ç'ka është më e rëndësishme, Edi Rama i vitit 2015 mendonte se një ditë nëse do të tërhiqej nga politika, do të merrej me art. Pra në atë kohë, ky ishte ende një opsion.

A mund të tërhiqet më nga politika?

[caption id="attachment_957579" align="alignnone" width="1003"]Rama pas fitores në zgjedhjet e 2017 Rama pas fitores në zgjedhjet e 2017[/caption]

Pasi kishte fituar mandatin e dytë në vitin 2017, Edi Rama foli për tërheqjen nga politika si një vendim që do ta merrte kur të donte ai, jo kur ta detyronin të tjerët.

"Pasi në momentin kur të largohem, do të largohem kur të vendos unë, dhe jo kur të thonë njerëzit "jo se na erdhe në majë të hundës’”

Vini re, edhe pse në një moment euforie, edhe pse i artikuluar me arrogancë, largimi nga politika ishte ende një opsion në tryezë. Tani ky opsion nuk ekziston më, të paktën sipas asaj që ka shprehur Rama në deklaratën e fundit në podcastin e tij. Çfarë ka ndryshuar?

Ish-at në burg

[caption id="attachment_957580" align="alignnone" width="1766"]Ilir Meta dhe Sali Berisha, pas arrestimit me urdhër të GJKKO Ilir Meta dhe Sali Berisha, pas arrestimit me urdhër të GJKKO[/caption]

Eksperienca mëson për një aspekt thelbësor në punën e prokurorëve të SPAK; goditja pa mëshirë ndaj ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, veçanërisht nëse këta janë rreshtuar në opozitë.

Shembujt më flagrantë janë goditjet ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta. Po aq domethënës janë edhe rastet e ish-bashkëpuntorëve të Edi Ramës, si ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj dhe më pas ish-ministrat, Beqaj, Koka, Bllako dhe shumë të tjerë, që u goditën pasi u larguan nga detyrat qeveritare.

Është provuar se, për sa kohë Edi Rama është kryeministër në detyrë, SPAK i qëndron larg dhe as nuk mund ta marrë në pyetje për çështjet ku përmendet emri i tij.

Sigurisht që situata përmbyset në momentin që Rama del nga zyra e tij dhe e zëvëndëson atë me atelienë e piktorit.

Brenda pak ditëve, do të grihej njësoj si ish-ët e tjerë në makinerinë e mishit për topat e SPAK-ut, shoqëruar me deklaratat për fundin e pandëshkueshmërisë dhe inkurajimet e rastit për drejtësinë e re. Prandaj dhe stina e tretë në jetën e tij, si artist i lirë, wshtw e destinuar të mbetet veçse një dëshirë. Sepse, siç u shpreh kryeministri, gjithnjë do të dalin probleme "Si do vazhdojë puna këtu? Si do të vazhdojë puna atje?...Kush kshu, si ashtu..?”/Lapsi.al

https://lapsi.al/2017/09/28/skandali-rama-i-paguan-ekspozitat-jashte-me-parate-e-shqiptareve/

Të këshilluara

Trump fitoi. Tani Putini pret rezultate

Ndërsa urimet për fitoren e Donald Trump filluan të vinin nga e gjithë bota, të mërkurën, një lider botëror qëndroi dukshëm në heshtje.  Zëdhënësi i Kremlini...

17:23

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43