Flash

Amerika vendosi/ Donald Trump shpall fitoren e zgjedhjeve

Lapsi.al 6 November 2024
Amerika vendosi/ Donald Trump shpall fitoren e zgjedhjeve

Tek republikanët ka nisur festa pasi Donald Trump është drejt shpalljes si presidenti i Shtëpisë së Bardhë për herë të dytë. Sipas projeksioneve, Trump ka marrë 277 vota elektorale kundrejt Harris që ka arritur të marrë 226 vota. Fitorja e Pensilvanisë është ‘asi’ që do ta bëjë atë presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi çuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme.

Është një lëvizje si asgjë më parë, të jem i sinqertë kjo është lëvizja më e jashtëzakonshme politike, që do të ndihmojë vendin tonë të shërohet. Do të rregullojmë kufijtë, do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë.”, tha Trump.

Ish-presidenti Donald Trump i është bashkuar festës së mbështetësve dhe familjarëve të tij në Florida. Ai është ngjitur në podium ku dhe po mban fjalimin e tij si fitues i zgjedhjeve. Trump është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij, ndërsa e ka cilësuar fitoren e tij të jashtëzakonshme dhe historike.

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump ka fituar vota edhe mes votuesve nën 30 vjeç, baza tradicionale e demokratëve. Trump ka mbledhur më shumë vota nga ky bllok votuesish se çdo kandidat republikan që nga viti 2008.

Trump ka marr vota nga të rinjtë kryesisht meshkuj, duke marrë 47%, Kamala Harris pak përpara me 49%.

Ai ka fituar gjithashtu pak terren mes grave të reja, megjithatë epërsia demokrate mbetet e madhe në këtë grup, me 62% kundrejt 36%.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI