Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

A kërkon Rama votën e emigrantëve apo sherr me Athinën?

Lapsi.al 4 November 2024
A kërkon Rama votën e emigrantëve apo sherr me Athinën?

Takimi i fundit i kryeministrit me emigrantët shqiptarë në Selanik ka ringritur edhe njëherë një pyetje që po endet prej kohësh në ajër: A po kërkon Edi Rama votën thjeshtë e emigrantëve apo ai do me çdo kusht të mbajë gjallë një sherr me Athinën?

Në mitingun e së dielës kishte disa episode që kërkojnë një analizë për t'i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme. Së pari, kryeministri i dha tepër peshë një incidenti në kufi me grupet e gazetarëve që e shoqëronin atë. Në pamje të parë, reagimi qe i pashmangshëm, madje një shtetar shqiptar është i dënuar të ngrejë zërin kur një shtet tjetër pengon mediat të kryejnë misionin e tyre. Kjo bëhej edhe më alarmante po te mendoje se provokimi i ardhur nga pala greke, qe po aq arrogant, sa dhe i pakuptimtë, madje deri në kufijtë e një racizmi primitiv. Por nga ana tjetër, Edi Rama nuk shquhet si ndonjë dashnor i thekur i lirisë së shtypit. Ai nuk e ka ngritur kurrë zërin kur reporterët dhe kameramanët pengohen, fjala vjen nga garda, kur duan të pasqyrojnë me besnikëri shernajën e dhunshme në parlament. Administrata e Ramës është kritikuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare të shtypit për hermetizëm në dhënien e informacionit. Prandaj dilema që lind është kjo: Rama u shqetësua vërtet për lirinë e profesionit të gazetarit, apo për faktin se ajo u cënua nga pala greke?

Mediat greke: Rama i quajti turp dhe fosile protestuesit për Vorio Epirin

E njëjta pyetje mund të shtrohet edhe në rastin e një tjetër drejtuesi nacionalist emisionesh në Top Channel, Marin Memës. Shteti helen në mënyrë absurde dhe anakronike e ka shpallur atë 'non grata' dhe i'a ka ndaluar hyrjen ne Greqi vetëm se ai mbron një version të historisë, të cilin Athina nuk e pëlqen. Por prej një dekade në pushtet, kur puthej e përqafohej qoftë me të majtin Cipras, apo qoftë me të djathtin Micotaqis, Rama nuk e ka përmendur kurrë këtë çështje, që ka qenë gjithmonë po aq e drejtë sa tani që ai tha se do ti këkojë shpjegime ministrisë së jashtme greke. Enigma ngrihet: pse u kujtua tani?  

E treta është rikthimi i termit Vorio Epir në një kontekst shtetëroro-elektoral. Duke thënë se "Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë dhe me vakt, bashkë me çdo ëndërr të individëve të dalë boje" apo se "Kush e përdor sot termin Vorio Epir për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritëshkurtësinë dhe pafuqinë e tij për të jetuar në shekullin e XXI", kryeministri ynë thotë gjëra tërësisht të vërteta. Të gjithë e kuptojnë se ç'donkishotë anakronikë janë ata që pretendojnë henelizmimin e jugut të vendit tonë dhe se sa qesharakë dhe të papërfillshëm janë ata në realitetin e sotëm.

Por, puna nuk është tek kjo gje e ditur, por për faktin se Rama ka zgjedhur të shndërrojë në kryetemë dhe të shkaktojë polemikë e provokim përmes kësaj fantazme jo serioze. Dhe në një farë mënyre ai i'a arriti. Qeveria greke me antë të "burimeve diplomatike" që folën për mediat, i'a ktheu përgjigjen.

Grekët, të pakënaqur me deklaratën e Ramës se Vorio Epiri ka vdekur

Po ashtu ndodhi edhe në takimin e pak muajve më parë në Athinë kur Rama përmendi para të pranishmëve trajtimin e emigrantëve shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, si hyzmeqarë të afendikojëve greke. Edhe kjo në shumë e shumë raste ka qenë e vërtetë. Por në gjuhën e një politikani vlerësohen të vërtetat që ai përzgjedh të ngrejë në sipërfaqe. Përshembull Athinës mund t'i përmendësh fshesat dhe keqtratimin e refugjatëve që kalonin kufirin ose faktin se në krizën më të madhe ekonomike, atë kur Shqipëria rrezikonte të vdiste për bukë, priti qindra mijra emigrantë që u bënë shpëtimi i familjeve që jetonëin në vendin tonë.

Duke zgjedhur njërin shembull ose tjetrin, bëhet politikë. Kështu pothuasje të në njëtën periudhë, kur Rama donte të justifikonte marëveshjen dhe idilin me Xhorxhia Melonin thoshte se Italisë i jemi borxhlinj përjetë. Ai i referohej në këtë rast pritjes masive të emigrantëve që shteti në anën tjetër të Adriatikut bëri në fund të shekullit të shkuar. Por njëkohësiisht ai fshinte nga memoria të vratët e anijes Sybilla, stadiumin e turpshëm të Barit, apo për të shkuar shumë më larg, pushtimin fashist të Shqipërisë.

Frankfurter Allgemeine Zeitung shpjegon përplasjen Tiranë Athinë

Pra historia të jep dorë edhe për evidentuar simbole paqeje edhe për të zgjedhur shembuj provokimi apo hasmërie. Eshtë në të drejtën e gjithësejcilit të zgjedhi kë të dojë.

Me Greqinë prej disa muajsh Edi Rama ka zgjedhur të dytën. Dhe kjo u pa me procesin farsë kundër Alfred Belerit. Bashkia me 8 mijë vetë e Himarës ishte shumë më e vogël dhe e parëndësishme sa për të nisur një fërkim me fqinjin tonë jugor. Por Edi Rama e hodhi me vendosmëri këtë hap. Disa thonë se nuk kishte më justifikime, për të mbajtur të bllokuar marëveshjen e detit dhe frika se mos qe i detyruar të pranonte një "deal" më antipatriotik se ai i Berishës, i'a impononte nisjen e një lufte të ftohtë me Athinën. Disa të tjerë se po sillej si një skllav i ultimatumeve të Erdoganit. Spekulimet mund të jenë po aq të panumurta sa edhe të pabesueshme.

Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën

Fakti është se krisja tashmë ka ndodhur. Marëdhëniet mes dy shteteve janë në pikën e tyre më të ulët që prej vitit 1995 dhe e vetmja pikëpyetje që mbetet është: A po e bën këtë Rama me qëllime ekektorale? Në një pikë kur për herë të parë do të votojnë emigrantët, a po i duhet atij të veshë kostumin e nacionalistit? A po shfrytëzon ai sentimentin, që për hir të së vërtetës ekziston tek dhjetra mijra emigrantë, që u detyruan të ndryshonin emrat e tyre, që nuk kanë një kujtim të mirë nga pritja që u është bërë në sheshin Omonia? Pra a po rrezikon Rama ftohjen me Athinën për shkak të votës së pranverës së ardhshme. Apo në lojë është diçka e paditur, më e madhe sesa kaq, që e detyron atë të sillet vazhdimisht provokues dhe sherrndjellës me fqinjin tonë jugor?    

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43