Flash

Opozita bllokon rrugët, përplasje me policinë në Tiranë dhe Elbasan

Lapsi.al 29 October 2024
Opozita bllokon rrugët, përplasje me policinë në Tiranë

Për thuajse tre orë, opozita mbajti të bllokuar disa nga rrugët kryesore të vendit, jo vetëm si një formë e proteste kundër arrestimit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Ervin Salianjit, por edhe si një test për të dhënë prova të rezistencës ndaj presioneve të pushtetit.

Protesta kishte parashikuar bllokimin e sheshit Shqiponja në Tiranë, të rrethrrotullimit të Milotit, të rrethrrotullimit të Shkozetit, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe në Levan.

Në pjesën më të madhe të kohës, protesta ka kaluar e qetë. Qytetarët u grumbulluan në sheshet e paracaktuar rreth orës 17:00, pasi deputetët e PD vendosën në mes të rrugës makinat e tyre, ndërsa policia ka qëndruar në distancë.

Në disa raste ambulancat janë lejuar të kalojnë, ndërsa protestuesit kanë djegur goma në rrugë.

Megjithatë në orën 19:00 u duk se policia mori urdhër të bëjë një përpjekje për të prishur protestën. Në Tiranë dhe në Bradashesh pati përplasje. Policët ishin afruar ngadalë, hap pas hapi dhe në fund, kur protestuesit u gjetën të mënjanuar, ata kanë reaguar.

[caption id="attachment_954547" align="alignnone" width="672"]Pankartat në protestë kundër burgosjes së Salianjit Pankartat në protestë kundër burgosjes së Salianjit[/caption]

[caption id="attachment_954548" align="alignnone" width="1280"]Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë[/caption]

[caption id="attachment_954549" align="alignnone" width="1280"]Përplasje në sheshin Shqiponja Përplasje në sheshin Shqiponja[/caption]

Përpjekjet e policisë për të liruar rrugën kanë qenë të suksesshme në Bradashesh, ku mbështetësit e opozitës u tërhoqën pas disa përplasjeve me uniformat blu.

Ndërkohë në Tiranë, protestuesit nuk janë tërhequr dhe kanë qëndruar deri në fund, kur ishte vendosur mbyllja e protestës deri në orën 20:00. Flamur Noka që kishte marrë përsipër të udhëhiqte protestën në sheshin Shqiponja, tha se, nëse policia do t'i shpërndante protestuesit me dhunë, atëherë "destinacioni i radhës ishte Surreli".

Por ndërkohë që një pjesë e qytetarëve ndoqën Flamur Nokën në Tiranë apo Tomorr Alizotin në Bradashesh që u përplasën me policinë, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike nuk morën pjesë në protestë.

Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi zgjodhën të shkojnë në takim me një delegacion deputetësh nga Parlamenti Europian.

Prezenca e deputetëve në një takim me eurodeputetët nuk ishte në sintoni me sakrificën që i kërkohet mbështetësve të opozitës për mosbindje civile dhe bllokim rrugësh, akte për të cilat policia paralajmëroi disa herë se do të ndiqen penalisht dhe ata që i kryejnë, rrezikojnë burgun./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43