Flash

Diaspora është sebepi/ Rama në SHBA për basketboll dhe ditëlindjen e Soros

Lapsi.al 26 October 2024
Diaspora është sebepi/ Rama në SHBA për basketboll dhe

Takimi me shqiptarët në New York duket se nuk është arsyeja kryesore e udhëtimit të Edi Ramës në SHBA. Kryeministri ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndëshje basketbolli nga ato që konsiderohen luksi në New York.

Rama është parë pranë fushës me një kapele në koke gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’. Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste deri në 8 mijë dollarë. Nuk dihet ende se sa ka paguar kryeministri shqiptar në këtë rast.

Veç ndeshjes arsye tjetër shumë domethënëse e vizitës së tij në SHBA është edhe ditëlindja e Alex Soros, djalit të miliarderit të Fondacionit Shoqëria e Hapur, me të cilin Edi Rama ka një lidhje shumë speciale.

Pra, nuk janë shqiptarët në diasporë eventi më i rëndësishëm për kryeministrin. Ky takim është thjesht një “aksesor” që ai e sposton apo rregullon në varësi të ditëlindjes së Alex Soros apo qoftë dhe të një ndeshje basketbolli.

Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera vanitoze si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por që u refuzua nga mazhoranca.

Në videon më poshtë mund të shihni kryeministrin shqiptar të “maskuar” me kapele në kokë fare pranë fushës së basketbollit. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=nctKyq4KDfg

Të këshilluara

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politik...

14:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI