Flash

Artikull i ri për regjimin. RFI: Shqipëria rrëshkitje drejt autoritarizmit

Lapsi.al 25 October 2024
Artikull i ri për regjimin. RFI: Shqipëria rrëshkitje drejt

"Në Shqipëri, reforma në drejtësi paraqitet si një "sukses" nga komunitetit ndërkombëtar, por në të vërtetë, ajo po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën, ndërkohë që vetë ai po forcon legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare". Kështu thuhet në një artikull të Radio France International të shkruar pas ngjarjes së arrestimi të ish presidenti të vendit. Arrestimi i Ilir Metës, ish-president dhe kryetar i Partisë së Lirisë, shënon një moment të rëndësishëm në politikën shqiptare. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, duke vënë në dukje përdorimin e drejtësisë si një mjet politik nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën.

Fox News: Pse po arrestohen krerët e opozitës në Shqipëri Artikulli vazhdon : "Reforma në drejtësi, që shpesh përmendet si një sukses nga komuniteti ndërkombëtar, duket se shërben më shumë për të forcuar pushtetin e tanishëm sesa për të siguruar transparencë të vërtetë. Kjo ngre shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë". Në përmbledhje theksohet se megjithatë, Shqipëria vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj dhe e shikon veten si një "perlë të Ballkanit". Sidoqoftë, urbanizimi dhe projektet infrastrukturore kanë ngritur shqetësime për mbrojtjen e burimeve natyrore. Vendi është në një pikë kyçe, duke u përballur me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit në një kontekst politik të paqëndrueshëm. Po në të njëjtin tekst analizohen edhe vende të tjera të rajonit si Serbia dhe Moldavia. Ideja e një autokracie në shqipëri po përhapet si njolla e vajit në mediat pendimore. Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën! Të enjtën revista më e madhe franceze Nouvel Obs që i kushtonte një reportazh të gjatë kampeve të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin shkruante: "Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko- shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh". Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit Ndërsa po të enjten gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” proceset e ngritura ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës shiheshin si procese me ngjyrime politike. Zyrtarët e BE-së në Bruksel pranojnë privatisht se korrupsioni ekziston në të gjitha fushat dhe është i gjithëpranishëm në jetën publike si dhe është sfida më e madhe për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe integrimin e vendit. Në vlerësimin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në shtetin anëtar të NATO-s, në raportin për vitin 2023 thuhet se “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”. Qeveria në Shqipëri drejtohet nga Edi Rama dhe PS-ja e tij që nga viti 2013, në shumicën e rasteve pa një partner koalicioni. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politik...

14:36

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI