Flash

Dy detaje nga dosjet Meta Berisha që nxjerrin bllof SPAK-un

Lapsi.al 23 October 2024
Dy detaje nga dosjet Meta Berisha që nxjerrin bllof SPAK-un

Sa më tepër bëhen publike fletë nga dosjet "peshqve të mëdhej" në rrjetën e SPAK, aq më uluritëse shfaqen dy standaretet që drejtësia e re po përdor kundër opozitës dhe në mbrojtje të pushtetit. Për të vërtetuar këtë Lapsi.al ka marrë përsipër të krahasojë dy detaje që po shërbejnë për të akuzuar kundërshtarët e Ramës me akte në të cilat është implikuar edhe vetë kryeministri aktual.

Pesë arsye pse është e dyshimtë prangosja e Metës

Njëra ka të bëjë me përfitimin e tokave nga dhëndërri i Berishës Malltezi dhe tjetra në çështjen kundër Metës, për kalimin e një ligji të votuar në parlament. Sipas SPAK, ndonëse Edi Rama firmosi për ndryshimin e terrenit sportiv Partizani dhe kthimin e tij në tokë ndërtimi, vend në të cilin u ngritën më pas pallatet, ku dhëndri i Berishës Jamarbër Malltesi ishte pronar dhe përfitues, ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Në dosjen e prokurorëve të posaçëm pranohet se  “me vendimin nr. 132, dt. 08.06.2006 të Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, nga Bashkia Tiranë, u vendos që të ndryshojë destinacioni, duke e kthyer në zonë banimi”, territorin që i përkiste klubit sportiv “Partizani”. Por topi i fajësisë shkon sërish te Berisha.

Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Kjo akuzë ka shërbyer për të rënduar liderin e opozitës së sotshme sipas logjikës se në atë kohë ai ishte në pushtet, kishte më shumë fuqi dhe nuk e pengoi këtë shkelje. Në hesapet e prokurorëve nuk kanë ndikuar as fakti se Rama e bëri ndryshimin për tre javë, ndërsa në zyrën e Berishës firmosja zgjati për gjashtë muaj. Ata nuk llogarisin se që pas incidentit të prishjes së Zogut të Zi, dhe shqyrtimit të çështjes të kompetencave të pushtetit lokal, Berisha kryeministër i ka firmosur një për një të gjitha ndryshimet e destinacionit të miratuara nga kryebashkiaku i Tiranës. Ata jo që nuk e akuzojnë Edi Ramën, por as kanë guxuar ta therresin për ta pyetur. Në rrefimin e dosjes Partizani të thurrur prej tyre dominon një logjikë: Berisha kishte të gjithë forcën e pushtetit dhe mekanizmat për ti realizuar ato që vendoste prandaj i fajësuari duhet të jetë ai.

Dakord, nga pikpamja logjike, duke njohur terrenin shqiptar, ky argumentim, se fajtori kryesor është ai më i pushtetshmi mund të qëndrojë.

Por ama, kur shfetohet dosja tjetër, ashtu siç ka bërë Lapsi.al me atë ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi standartet e SPAK rezultojnë të duken si brekë të rreckosura, vrima, vrima.    

Nëse tek "Partizani..."Berisha fajësohet si ai që kishte fuqinë e vendimarrjes, në dosjen e Metës pasardhësi i vet që ka të njëjtin pushtet si kryeministër as që përmendet. Çfarë rezulton aty?

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Sipas SPAK, biznesmeni Samir Mane i ka premtuar Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit një vilë të ndërtuar në kompleksin Rolling Hills, në këmbim të miratimit apo ndryshimit të një ligji në fushën e Minierave, në të cilën kishte aktivitet edhe vetë biznesmeni. Në shtjellimin e prokurorëve pretendohet se pavarësisht që vilën nuk e morën, Meta dhe Kryemadhi e mbajtën premtimin e tyre dhe e miratuan ligjin që kërkoi Samir Mane. Lapsi.al ka hapur arkivat dhe ka vërtatuar se po ligjin për “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” është votuar në tetor 2014. Por bashkë me të ka vërejtur se nga 72 votuesit e tij vetëm 20 deputetë ishin të LSI-së. Ligji ka kaluar me votat e socialistëve, me bekimin e Edi Ramës, pa ok e të cilit ai nuk mund të realizohej dot kurrë sepse as Meta as Kryemadhi nuk i kishin mundësitë numerike për ta realizuar edhe ata që pretendohet se e kanë premtuar.

Por SPAK që në dosjen Partizani pati përdorur logjikën se është ai që ka fuqinë më të madhe që duhet bërë përgjegjës dhe jo Rama si kryebashkiak që ka firmosur për shkattërrimin e terreneve sportive, tek dosja e Metës argumenton të kundërtën. Ai që ka fuqinë dhe votat për të kaluar ligje nuk ka asnjë faj.

Rama urdhëron SPAK për hetimin e Metës dhe Berishës

Aplikimi i këtij standarti të dyfishtë është një element më shumë për ata që mbrojnë tezën se SPAK po e përdor ligjin si llastik për të forcuar pushtetin e Ramës dhe për të goditur me anë të tij rivalët politikë të këtij të fundit.

©Lapsi.al

 

 

 

  

 

Të këshilluara

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politik...

14:36

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43