Flash

Media franceze: Rama "autoritar, i korruptuar" dhe farsa me BE

Lapsi.al 18 October 2024
Media franceze: Rama "autoritar, i korruptuar" dhe farsa me BE

Një lider "autoritar dhe i korruptuar" që për më tepër i ka tejet të dukshme "lidhjet me rrjetet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut" po hiqet sikur po e afron vendin e tij me BE. Kështu e përshkruan media e njohur e rajonit të frengjisht "Courrier des Balkans", Edi Ramën pas hapjes së kapitullit të parë të negociatave me Brukselin. Në artikullin e tij, gazetari me përvojë Jean Arnault Derens, autor i një tjetër analize, kohë më parë në Mediapart (shiko linkun poshtë), ku tregonte se si Rama blen mbështetjen ndërkombëtare duke sakrifikuar interesat e vendit të vet këtë herë heq një paralelizëm me presidentin serb Vuçiç. 

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit

Në tekstin e lexuar nga Lapsi.al trajtohen shfrytëzimi i burimeve natyrore si litiumi në Serbi dhe marrja e emigrantëve në Shëngjin, duke vënë në dukje rolin e Serbisë dhe Shqipërisë në raport me politikat e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Serbia dhe Shqipëria, të udhëhequra nga liderë të korruptuar dhe autoritarë si Aleksandar Vučić dhe Edi Rama, kanë hyrë në marrëveshje që i shërbejnë interesave të fuqive më të mëdha evropiane, si Italia dhe Gjermania, duke bërë kompromise  që dëmtojnë interesat kombëtare të vendeve të tyre.

"Edi Rama, lidhjet e të cilit janë tepër të dukshme me rrjetet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut, gjithmonë ka nevojë "të bëhet i dobishëm" për fqinjin e tij të madh, gjë të cilën e pranon vetë, duke përsëritur se Italia do të mund të mbështetet gjithmonë te Shqipëria... Veçse Roma mbështetet te Tirana ashtu si dikush mbështetet tek një shërbëtor, të cilit sa më mirë sa ia njeh prapësitë dhe turpet, aq më shumë ia rrit nënshtrimin", shkruan "Courrier des Balkans". Nisur nga këtu mbërrin në konkluzionin se anëtarësimi në BE nuk është veçse një mirazh i gënjeshtërt. Dhe kjo për një arsye: "Askush nuk mund t'i konsiderojë si të barabartë shërbëtorët e tij, banorët e një hapësire të nënshtruar, rojet e një zone përjashtimi" thuhet ne artikullin e lexuar nga Lapsi.al. 

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Autori argumenton se premtimi për integrimin evropian është vetëm një fasadë për të kontrolluar liderët lokalë dhe për të siguruar që vendet e Ballkanit të shërbejnë si koloni të reja për interesa strategjike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian. Ai përshkruan një vizion ku vendet e Ballkanit nuk kanë më një "vokacion" të vërtetë për t'u bashkuar me BE-në, por mbahen në një gjendje nënshtrimi për të kryer detyra të caktuara për fuqitë perëndimore.

"Është jashtë çdo diskutimi që Shqipëria të mund të shihet si me të drejta të  barabarta me Italinë duke u bashkuar me të në Bashkimin Evropian, ndonëse Tirana ka hapur, në prag të mbërritjes së refugjatëve në Shëngjin, kapitullin e saj të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo duhet parë vetëm si një farsë cinike".

Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën!

Por sipas autorit kjo maskaradë mbahet gjallë për dy arsye. Së pari sepse "duhet të vazhdojë "spektakli" i integrimit për qytetarët e Ballkanit, të cilët gjithnjë e më pak po mashtrohen nga kjo lojë që po zgjat dhe së dyti për qytetarët e shteteve anëtare, të cilët ende kanë iluzionin se jetojnë në shoqëri të privilegjuara, demokratike dhe të begata, që përfaqësojnë ende një model të lakmueshëm dhe të dëshiruar në të gjithë botën".

©Lapsi.al burimi: "Courrier des Balkans"

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI