Flash

Dorëzimi i mandatit/ A do të arrestohet socialisti Jurgis Çyrbja?

Lapsi.al 10 October 2024
Dorëzimi i mandatit/ A do të arrestohet socialisti Jurgis

Socialisti Ergys Çyrbja doli me një version qesharak për arsyet se përse e dorëzn mandatin e deputetit, sikur tani e tutje do të merrej me shëndetin dhe se vizita në SPAK nuk kishte të bënte fare me tërheqjen nga politika. Pretekste të ngjashme kanë dhënë edhe të tjerë para tij, por koha ka provuar se dorëzimi i mandatit të deputetit mes socialistëve thuajse gjithnjë i paraprin vendosjes së prangave dhe burgosjes.

Në fakt, e shkuara e deputetit të Durrësit dhe kontaktet e tij të hershme nuk paralajmërojnë asgjë të mirë për të. Çyrbja ka një histori keqpërdorimi me një nga bandat kriminale, atë të Emiljano Shullazit.

Firma për hotel Vollgën nën presionin e Shullazit

Dosja kryesore që çoi në burg Emiljano Shullazin dhe bandën e tij është ajo e biznesmenit Ylvi Beqja. Ky ishte përfaqësues i një firme saudite që kishte blerë hotel Vollgën në Durrës, por kishte probleme pronësie, të cilat e pengonin të regjistronte pronën.

Kur kuptoi se pala tjetër po ia merrte hotelin, Ylvi Beqja kërkoi ndihmën e të fortëve të parkut, por mbeti peng i një spiraleje gjobash nga e cila mundi të dalë pas disa kohësh me ndihmën e ambasadës amerikane dhe me ndërhyrjen e prokurorisë së Tiranës. Bëhet fjalë për kohën kur Shullazi konsiderohej i "paprekshëm" për shkak të marrëdhënies së tij të afërt me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, falë ndihmës që i kishte dhënë socialistëve për mbrojtjen e votës.

Ergis Çyrbja në atë kohë ishte në krye të hipotekës së Durrësit dhe ishte nën presionin e dy palëve për regjistrimin e hotel Vollgës. Megjithatë disa ditë pasi Ylvi Beqaj kontaktoi Shullazin, prona u regjistrua në Hipotekë, pasi Shullazi kishte marrë 30% të saj. Vetë Çyrbja në dëshminë që ka dhënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka pranuar se ka pasur një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje.

Lexo edhe: Listat/ Çfarë fsheh ‘skuadra’ e Rilindjes në Durrës

Çyrbja ka deklaruar se biznesmeni Ylvi Beqja i kishte kërkuar që të takohej me Emiljano Shullazin dhe se takimi është bërë në Shijak, pranë shtëpisë së tij.

“Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën dhe i kam thënë se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës”, është shprehur Çyrbja në Gjykatë.

Kuptohet se me dëshminë e tij, Çyrbja e shfajëson krejtësisht Shullazin, që për këtë çështje ishte i arrestuar, ndërsa vetë drejtorit të Hipotekës iu ofrua mbrojtje dhe u katapultua deputet i Partisë Socialiste. Sepse për regjistrimin e Hotel Vollgës, "pala tjetër" pretendoi se iu bë padrejtësi.

Në seancën gjyqësore, Çyrbja tha se ishte kërcënuar nga Alban Dabulla në momentin kur regjistroi Hotel Vollgën në emër të Shullazit. Në atë kohë, prokurorja Elisabeta Imeraj tha se ish-kreu i hipotekës kishte marrë një mesazh kërcënues nga shtetasi, Alban Dabulla.

“Kontrollo në google për mua se kush jam. Shpatullat e tua nuk mund ta mbajnë kokën tëndë”, shkruhej në mesazh. Por ngjarja nuk përfundoi këtu. Sipas dëshmisë së një prej punonjëseve të hipotekës, Çyrbja është rrahur në zyrën e tij nga Dabulla.

dëshminë që dha në prokurori, Drejtoresha Juridike e Hipotekave, Merita Qato ka thënë se Jurgis Çyrbja është goditur nga Alban Dabulla për kalimin e pronës.

“Kur mbërrita në zyrën e tij konstatova se aty kishte plasur një debat i madh deri në zënka fizike. Ky personi që unë nuk e njihja, më vonë mësova të ishte Alban Dabulla, që po i bërtiste Jurgis Çyrbes, duke e kërcënuar. Në një moment, Albani ishte ngritur dhe Jurgisi ishte ulur dhe Albani e rrëzoi nga karrigia. E pashë që e goditi Jurgisin. Unë menjëherë ndërhyra dhe e kapa Albanin nga dora, duke i thënë; çfarë bën në zyrat e shtetit”, ka deklaruar ajo.

Deputeti socialist u sulmua për vite me radhë në lidhje me regjistrimin e hotel Vollgës, madje ish-kreu i Partisë Demokratike e quante vazhdimisht si "ushtar i Shullazit".

Breshëritë e armëve në shtëpinë e Klodiana Lalës

Akuzat e Lulzim Bashës se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ulej edhe një "ushtar i Shullazit", Jurgis Çyrbja i ka mohuar vazhdimisht. Ai ka thënë se prokuroria kishte kryer verifikimet e nevojshme dhe kishte dalë në përfundimin se ai ishte i pafajshëm.

Por në gusht të vitit 2018, gazetarja Klodiana Lala publikon një lajm që vërtetoi krejtësisht marrëdhënien e Çyrbes me bandën e Shullazit.

Lajmet që publikoi gazetarja Klodiana Lala kishin të bënin me disa sekuenca përgjimesh nga një dosje e prokurorisë, që implikonin rëndë deputetin e Partisë Socialiste.

Lala raportoi se në shkurt të vitit 2016, Çyrbja u mor në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen e Hotel Vollgës, por sapo doli nga godina e prokurorisë, ai i telefonoi Gilmando Danit, personazh i njohur i botës së krimit, mik i Emiljano Shullazit, i akuzuar si bashkëpuntor në shantazhe dhe veprimtari kriminale.

Fjalët që Çyrbja shkëmbeu me Gilmando Danin janë pak, por gjithsesi një dëshmi e fortë për natyrën e marrëdhënies së deputetit socialist me këta persona.

“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, thotë socialisti durrsak në përgjimet që publikoi gazetarja.

Vini re se Çyrbja nuk shprehet “E kam keq punën”. As nuk thotë “E keni keq punën”, por ai flet në vetën e parë shumës, “(NE) e kemi keq punën”, njësoj sikur të ishte pjesë e grupit.

Dy javë pas publikimit të këtij lajmi drejt shtëpisë së gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri automatiku. Fatmirësisht nuk pati viktima, ndërsa autorët nuk janë zbuluar ende sot e kësaj dite.

Përmendja e emrit Jurgis Çyrbes tek çështja e "Toyota Auris"

Dosja e 3.4 milion eurove që erdhën nga Belgjika në portin e Durrësit me dy Toyota Auris është rihapur sërish nga SPAK dhe tani ka implikuar disa ish-prokurorë, ish-gjykatës dhe politikanë që u përfshinë në mbylljen e hetimeve. Denoncuesi i saj, Lulzim Basha pati si target kryesor Taulant Ballën, megjithatë hetimet nuk shkuan asnjëherë deri në fund.

Tani që u zbardhën bisedat në SKY ECC, dosja është rihapur. Prokurorët e SPAK deri tani kanë ruajtur sekretin. Nuk ka asnjë të dhënë publike që të tregojë se Çyrbja është thirrur në prokurori për zhvillimet e dosjes Toyota Auris, por shumë vite më parë, Lulzim Basha e drejtonte gishtin nga ky deputet si të përfshirë në këtë çështje.

Nga dyert e prokurorisë ku jepte deklarime për çështjen Toyota Auris, Lulzim Basha shprehej: "Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja".

Lexo edhe: Metamorfozat/ Përgjimet e SKY ECC nxjerrin fytyrën tjetër të Rilindjes

Lexo edhe: Historia e parave në Toyota Yaris

Atëherë, Çyrbja u betua se do ta çonte në gjyq Lulzim Bashën, ku do të kishin një përballje "me prova e fakte" por kjo nuk ndodhi. Tani që hetimet e Toyota Auris janë rikthyer, ndodh që Çyrbja thirret në SPAK dhe dorëzon mandatin e deputetit. A u përfshi Jurgis Çyrbja në çështjen e Toyota Auris? Apo SPAK i është rikthyer sërish mesazheve të Emiljano Shullazit në Encrochat? Mbetet për t'u parë se cili do të jetë fati i ish-deputetit të Shijakut që vullnetarisht dorëzoi mandatin, ashtu siç kanë bërë të tjerë socialistë para tij dhe që kanë përfunduar në burg./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI